​McLaren prezanton prototipin Speedtail që arrin shpejtësinë prej 403 kilometra në orë

liridona 0

Prototipi Speedtail me vlerësim XP2 ka arritur një shpejtësi maksimale prej 403 kilometrash në orë, në Qendrën Hapësinore Kennedy në Florida.

Shpejtësia  e McLaren tejkaloi rekordin e mëparshëm, duke e mbajtur modelin e famshëm F1 në një maksimum prej 386.4 km/orë.

McLaren Speedtail është mundësuar nga një motor 4.0 litra binjake-turbo V8 dhe në bashkëveprim me motor elektrik ai arrin 1.055 kuaj fuqi.

Vetura nga 0-100 km/orë përshpejton për 2.5 sekonda, ndërsa në më pak se 13 sekonda arrin 300 km/orë.

McLaren do të fillojë me dërgesat në muajin shkurt dhe tashmë të gjitha 106 njësitë janë shitur me një çmim prej 1,970,000 euro.