1 milionë dollarë për një vend parkimi

liridona 0

Të tilla ngjarje, ilustrojnë mjaft qartë hendekun mes shtresave në Hong Kong, hendekun midis njerëzve shumë të pasur dhe atyre të zakonshëm.

Çmimet e pasurive të patundshme në Hong Kong janë tepër të larta, njëkohësisht dhe vend parkimi i makinave. Një hapësirë e tillë, për parkimin e makinave është shitur këtë javë, pikërisht në Hong Kong, me një vlerë marramendëse prej rreth 1 milion dollarë, duke e bërë atë vendin më të shtrenjtë për të parkuar një makinë në qytet, dhe ndoshta kudo në botë.

Shitësi ishte Johnny Cheung Shun-yee, një biznesmen i cili njihet për zotërimin e disa pronave të patundshme. Ai bëri rreth 900 milion dollarë, vitin e kaluar në rreth nëntë muaj, duke blerë dhe shitur ambiente zyre, në një prej ndërtesave që ai zotëron.