10 gjëra pse çdo fans i Formula 1 duhet të jetë entuziazmuar për vitin e ri 2019

Admin 0

 

Çdo sezon i ri i Formula 1 ngre pyetje të reja rreth asaj që pritet të ndodhë, por sezoni i këtij viti me ndryshimet që kanë ndodhur mund të jetë një nga më interesantët. Këto janë 10 gjërat që mund ta bëjnë këtë sezon fantastik:

1) Rivaliteti i Leclerc dhe Vettel tek Ferrari

   Sezoni që Leclerc zhvilloi me Sauber vitin e kaluar ishte mjaft interesant për një pilot të ri. Megjithatë këtë sezon Leclerc do të garojë me një ekip nga më të mirët si Ferrari. Përveç presionit që vjen si rezultat i të qënit një pilot i Ferrari ai do të ketë shok skuadre katër herë kampionin e botës Sebastian Vettel. Të gjithë janë kurioz të shohin nëse Leclerc do arrijë të rivalizojë Vettel duke u bërë piloti më i mirë i Ferrarit.

2) Basti i madh i Red Bull me Honda-n

  Nëse në vitin 2015 do t’i propozonit ekipit Red Bull të përdorte një motorr Honda, viti në të cilin McLaren e cila përdorte motorrin Honda fitoi vetëm 27 pikë- do ju quanin të çmendur. Por duke parë se ekipi nuk ishte i kënaqur me motorrin Renault, ata zgjodhën të përdorin motorrin Honda këtë vit. Ky vendim erdhi edhe pas performancave të shkëlqyera të Toro Rosso vitin e kaluar e cila përdorte motorrin Honda. Sa lartë mund të arrijë Red Bull me motorrin e ri Honda këtë sezon?

3) Beteja e egër në mesin e renditjes

    Sezonin që kaloi ishte një betejë e egër për të arritur në vendin e pestë apo për të ecur më tej në provat kualifikuese. Ekipet si Haas, Renault, Force India, McLaren, Toro Rosso por edhe Sauber luftuan deri në garën e fundit me njëra-tjetrën për të arritur një vend më lart në renditjen e përgjithshme. Ekipet Haas dhe Renault zhvilluan një sezon fantastic duke u renditur në vendin e katërt dhe të pestë në renditjen e përgjithshme. Por a do të arrijnë këto ekipe të thyejnë hegjemoninë e tre ekipeve të para të cilat kanë disa sezone që përfundojnë në ato pozicione?

4) Rikthimi i një kampioni të humbur

Lajmi që Robert Kubica do të garojë sërish në Formula 1 i gëzoi pa masë të gjithë fansat e këtij sporti. Pas një kohe të gjatë larg Formual 1 për shkak dëmtimi ai këtë vit do të garojë me Williams sëbashku me kampionin e Formual 2 George Russell. A do të arrijnë këto 2 pilotë ta nxjerrin ekipin Williams nga fundi i tabelës?

5) Shumë fytyra të njohura do t’i shohim me ekip të ri

  Mercedes dhe Haas janë dy ekipet e vetme të cilët do të garojnë me të njëjtë pilotë që garuan edhe sezonin që kaloi. A do të arrijë Daniel Ricciardo të ketë sukses me Renault? Po Carlos Sainz me McLaren? A do të arrijë “ftohtësia” e Raikkonen ta bëjë ekipin Sauber të luftojë për më shumë? Sa do të influencojë presioni i të qenurit pilot i Ferrari mbi pilotin e ri Leclerc? Përgatituni për një sezon i cili do të jetë edhe më interesant se i kaluari.

6) Një grup pilotësh të rinj do të debutojnë këtë vit

    Një grup pilotësh të rinj do të debutojnë këtë sezon dhe 3 vijnë direkt nga Formula 2. Ata janë George Russell i Williams, Lando Norris i McLaren dhe Alexander Albon i Toro Rosso. Ajo që është më interesante është se këta pilotë e kanë mbyllur sezonin e Formula 2 në tre vendet e para me George Russell në vendin e parë. Gjithashtu mos harroni Antonio Giovinazzi i cili në vitin 2016 përfundoi i dyti në Formula 2 dhe këtë sezon do të garojë për Sauber

7) Këtë vit vjen gara e 1000 për Formula 1

   Çmimi i madh i Kinës do të shënojë edhe garën e 1000 në Formual 1. Gara e parë ishte çmimi i madh i Britanisë në vitin 1950 i cili u fitua nga Giuseppe Farina me Alfa Romeo. Cili pilot do arrijë të fitojë garën e 1000-të të Formula 1 këtë vit?

8) Një emër i madh debuton në Formula 2

   A do të arrijmë të shohim sërish një Schumacher të garojë në Formula 1? Kjo mund të ndodhë shumë shpejt pasi djali 19-vjeçar i Michael Schumacher, Mick do të debutojë këtë vit në Formula 2. Ai arriti të fitonte titullin e Europian Formula 3 vitin që kaloi madje duke arritur edhe 5 fitore rradhazi. Hidhini një sy edhe garave të tij sepse mund të surprizoheni.

9) Rregullat e reja

  Ky sezon do të shohë aplikimin e disa rregullave të reja. Ndryshimet kryesore do të ndodhin tek krahët e përparme të makinave. Ato do të jenë më të gjera duke bërë që të rritet aftësia e makinës për të ndjekur dhe parakaluar makinën përpara. Këto rregulla premtojnë më shumë spektakël.

10) Dueli fantastik ndërmjet Ferrari dhe Mercedes

     Dueli i sezonit të kaluar ndërmjet Ferrari dhe Mercedes duket se do të vazhdojë edhe këtë vit. Vjet Ferrari e nisi sezonin shumë mirë duke bërë disa fitore në disa pista kyçe. Mirëpo që pas fitores së çmimit të madh të Italisë McLaren dhe Hamilton i dhanë disa leksione Vettel në lidhje me fitimin e titullit kampion. A do të arrijë Ferrari dhe Vettel të shmangin gabimet e bëra në sezonin e kaluar dhe të fitojnë titullin kampion?

This post is also available in: English