10 makinat e reja që duhen shmangur

ardita 0

10. Smart Fortwo

Ky është modeli më i lirë i Mercedes-Benz që është shitur në SHBA, por nuk do ju besohet se ky model kupe është krijuar nga e njëjta kompani që sot ndërton S-Class. Megjithëse Fortwo këto kohët e fundit është ridizajnuar por akoma nuk mund të krahasohet me çdo makinë që ekziston në treg. Motorri i saj me tre cilindra dhe me 900 kubik prodhon 89 kuaj fuqi. Kjo makinë kërkon karburante të gradës premium. Arsyeja se pse kjo makinë duhet shmangur është pasi i bie vlera shumë shpejt.

9. Nissan Frontier

Makina Frontier njihet si “kamionçina më e vjetër” që është  shitur në SHBA, ka qënë e vlefshme në treg që nga modeli i vitit 2005. Eshtë e vjetër dhe e papërpunuar, ka humbur shkëlqimin e saj, në krahasim me makinat e vogla të dizajnuara të Toyota Tacoma dhe Chevrolet Colorado/ GMC Canyon. Ka marrë vlerësime të dobëta për besueshmërine e saj dhe u cilësua sipas raporteve të konsumatoreve si një makinë që blerësit refuzojnë ta blejnë. Nissan ka reportuar që po krijon një Frontier të ridizajnuar për vitin 2018 i cili do të jetë shumë i përmirësuar. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim.

8. Mitsubishi Mirage

Në makinën Mitsubishi Mirage është përfshirë një motorr 1.2 litra me tre cilindra dhe prodhon 78 kuaj fuqi. Eshtë një makinë e cila nuk harxhon shumë karburant dhe kjo është diçka e mirë për ekonominë tonë, por në treg kanë dalë edhe disa makina të tjera që janë akoma më të mira dhe pothuase harxhojnë të njëjtën sasi karburanti. Sipas raporteve të konsumatoreve Mirage ishte një nga makinat që mori pikët më të ulëta të vlerësimit. Mund të blini shumë mirë një makinë tjetër kompakte e cila ka mundësi që do të kushtojë sa kjo makine ose ndoshta më lirë.

7. Mitsubishi i-MiEV

Nuk është një nga makinat elektrike më të famshme për rrugë, i-MiEV i cili ka formën e një veze sjell një performancë dhe ka një akomodim shumë të dobët. Kryen një rrugë prej 59 miljesh vetëm me një karikim. Eshtë një makinë e cila mund të përballohet ekonomikisht, çmimi i saj fillon nga $24,000, është më praktike sesa drejtimi i një makine golfi. i-MiEV kushton akoma më lirë në qoftë se është e përdorur, ne kemi gjetur modele me kilometrash të ulët për $6,000 në Çikago.

6. Lincoln Navigator

Ka kaluar shumë kohë qëkur ky SUV luksoz nuk ka patur një proces rindërtimi ose përmirësimi. Ky përmirësim do të vijë këtë vjeshtë të 2018, kompania premton një listë shumë të gjatë të përmirësimeve, duke përshirë përdorimin e aluminit për të ndihmuar në uljen e pjesës më të madhe të tij dhe për të përmirësuar performancën e tij.

5. Jeep Patriot

Në modelin e saj të fundit përpara se të ndërpritej shitja e saj, nuk ka patur ndonjë rekomandim të veçantë për këtë makinë kompakte SUV, përveçse përshtatej shumë mirë me rrugët malore, jashtë qytetit. Ka një motorr të fuqishëm me katër cilindra, dhe sipas raporteve të konsumatorëve ka marrë vlerësim të ulët për performancën dhe besueshmërinë, gjithashtu është ndër modelet më pak të kënaqshme për publikun. Edhe pse këto kohët e fundit makina Patriot ka patur disa përmirësime përsëri duket sikur i mungon diçka që nuk është e përfunduar plotësisht.

4. Ford Expedition

 

Ka kaluar pothuaj më shumë se një dekadë që kur kjo makinë SUV pësoi një ridizajnim të madh. Ndërrimi i motorrit të vjetër V6 me një motorr tjetër V8 e ka ndihmuar shumë në lehtësimin e ngarkesës, por përsëri është problem i madh parkimi paralel i kësaj makine në qytet. Në vitin 2018 do të vijë një version më i ri i Expedition akoma edhe më i përmirësuar, do të përdoret alumini për arsye të lehtësimit të peshës si edhe për të ndihmuar edhe në rritjen e performancës. Në këtë pikë ia vlen të prisni modelin e ri.

3. Fiat 500L

Një makinë e vogël por që çuditërisht është e gjerë. Shqyrtuesit i kanë dhënë nota të mira për manovrimin, por është kritikuar shumë për sendiljet e parehatshme, për pamjen e jashtme që tërheq shumë vëmendje dhe ka marrë një vlerësim të ulët për besueshmërinë sipas raporteve të konsumatorëve. Në qofte se gjeni një Fiat 500L të përdorur do të kushtojë gati 35% më pak sesa kostoja e saj fillestare.

2. Dodge Grand Caravan

Dodge Grand Caravan është pasardhësi modern i minivanit original, është zëvendësuar nga rivali i saj direkt Crysler Pacifica 2017. CG ka gjasa të largohet nga tregu në qoftëse Dodge nuk përmirëson këtë model. Sipas raporteve të konsumatorëve Grand Caravan ka marrë vlerësime të dobëta për besueshmërinë e tij dhe është pothuajse afër listës të makinave të cilët njerëzit nuk do t’i blinin.

1. Chrysler 200

Versioni i tanishëm është shumë më i rafinuar dhe performon më mirë sesa modeli i keq që është zëvendësuar, megjithatë ai ende nuk është në lartësinë e konkurrencës, sidomos në vendosjen e sediljeve të pasme që janë tepër të ngushta që e bëjnë hyrjen dhe daljen nga makina shumë të vështirë.
Disponon një motor V6, punon mjaft mirë, ka katër cilindra por gjithsesi është e pariparuar dhe për këtë arsye nënvlerësohet. Nga raportet e konsumatorëve  dhe nga J.D Power ka marrë vlerësime të ulëta për besueshmërinë, dhe është në listën e makinave të cilët blerësit nuk do t’i blinin kurrë.

Lini një Përgjigje