10 makinat e VIP-ave që janë shitur rreth tre herë më shumë sesa vlera reale e tyre

ardita 0

Ish-makinat e personazheve të famshëm po shiten rreth tre herë më shumë sesa vlera reale e tyre, pasi fansat janë të gatshëm të paguajnë shuma të mëdha për t’i patur këto makina.

Një listë e makinave të cilat dikur kanë qënë nën pronësi të personazheve të famshëm është zbuluar dhe është vënë re se njerëzit janë në gjendje të paguajnë shuma të mëdha parash për makinat të cilat lidhen me emra te mëdhenj.

Duke e pabesueshme por rezultati i kësaj liste ka treguar se një makinë që dikur ka qënë nën pronësi të ndonjë personazhi të famshëm mund të shitej deri në 241 për qind më shumë, sesa një model standard.

Më poshtë keni të paraqitur një listë me 10 ish-makinat e personazheve të famshëm:

1. Range Rover SE Vogue 2011, ishte nën pronësinë e Katie Price, vlera reale e makinës ka qënë rreth 23 mijë euro dhe është shitur për 78 mijë euro.

2. Rover SE Vogue 2013, ishte nën pronësinë e Princit William, vlera reale e saj ka qënë 51 mijë euro dhe është shitur për 168 mijë euro.

3. Bentley Musanne 2012, edhe kjo makinë ka qënë në pronësinë e Princit William, vlera reale e saj ishte 98 mijë euro dhe është shitur për 224 mijë euro.

4. BMW Seria 6, ka qënë nën pronësinë e David Beckham, vlera reale e saj ishte 35 mijë euro dhe është shitur për 84 mijë euro.

5. Lamborhgini Diablo 1996, ka qënë nën pronësinë e Jay Kay , vlera e saj reale ishte 313 mijë euro dhe është shitur për 616 mijë euro. 

6. Bentley Continental GT Speed 2018, ka qënë nën pronësinë e Christiano Ronaldos, vlera e saj reale ka qënë 40 mijë euro dhe është shitur për 72 mijë euro.

7. BMW i8 2015, ka qënë nën pronësinë e Wayne Rooney dhe u shit për 72 mijë euro, e ai ka humbur rreth 50 mijë euro kur e ka shitur atë.

8. Bentley Continental 2006, ka qënë nën pronësinë e Ryan Giggs, vlera e saj reale ishte 37.5 mijë euro dhe e ka shitur për 39 mijë euro.

9. Mercedes C63 2013, ka qënë nën pronësinë e Jamie Vardy, vlera e saj reale ishte 31 mijë euro dhe e ka shitur për 42 mijë euro.

10. Rolls Royce Corniche III 1992, ishte nën pronësinë e Michael Winner dhe është shitur për 78 mijë euro, ndërsa po të shitej ditët e sotme vlera e Rolls Royce Corniche III është rreth 149 mijë euro.

 

Lini një Përgjigje