10 SUPER JAHTET MË TË SHTRENJTË QË MUND TË MERREN ME QERA

armir 0

1. JOY
Duke filluar nga 700,000 € në javë
Specifikat: 70 metër, Feadship, 12 të ftuar dhe 17 pjestarë ekuipazhi

Me një kombinim të dy markave të fuqisë lundruese, Bannenberg & Rowell dhe Feadship, ky jaht me pesë kuverta ofron një përzierje të pandërprerë ndërmjet pjesëve të brendshme dhe të jashtme me vende me ajër të kondicionuar në këto zona të njohura si “kopështe dimërore”.

Joy është në dispozicion për qera në Mediterranean këtë verë.

2. AQUILA
Duke filluar nga 945,000 dollarë në javë
Specifikat: 85,6 metra, Derecktor, 12 të ftuar dhe 28 pjestarë ekuipazhi

Shijoni kuvertën e Aquilas me një tarracë private me pamje nga kiçi ose drejtohuni për te “London bar” për ndonjë kokteijl.
Ky jaht përfshin një palestër, dhoma masazhi, një kuvertë për festa duke përfshirë DJ, shfaqje me drita, makineri tymi dhe një kinema.

3. TV
Duke filluar nga 850,000 Euro në javë
Specifikat: 78,4 metër, Lurssen, 18 të ftuar dhe 27 pjestarë ekuipazhi

Ideale për pishina fëmijësh, TV ka një Jacuzzi për 16 persona, një pishinë me turbina dhe një bar për notues. Fusha e saj e helikopterit është gjithashtu perfekte për të organizuar barbekju, bar dhe vend ngrënie për 16 persona. Për ata persona që kërkojnë privatësi suita e pronarit ka Jacuzzin e vetë dhe një hapsirë për plazh në diell.

4. Romea
Duke filluar nga 875,000 Euro
Specifikat: 82 metra, Abeking & Rasmussen, 12 të ftuar dhe 23 pjestarë ekuipazhi

Ideale për ju nëse dëshironi që të fokusoheni në shëndetin dhe në rehatinë tuaj gjatë udhëtimit tuaj. Romea ka një ekuipazh të plotë spa në urën e kuvertës, e kompletuar me sallon bukurie dhe tavolina masazhi.
Në kuvertën e mëposhtme ka një zonë rehatie me sauna Finnish, parket natyror me guralec, një Jacuzzi të madh. Gjithashtu ka kinema të jashtme dhe të brendshme por edhe një zonë plazhi të shtrirë.

5. Cloud 9
Duke filluar nga 875,00 Euro në javë
Specifikat: 74 metra, CRN, 12 të ftuar dhe 22 pjestarë ekuipazhi

E dizenjuar me kënaqësi për në ujë ka zona të bollshme me hapsirë, përfshin një kuvertë personale për suitën e pronarit dhe zonë për të bërë plazh e përshtatur me nivelin e detit. Mbas një dite të lodhshme në ujë mund të siguroheni që akoma dukeni si milionera falë sallonit të flokëve në bordin e saj. Pastaj mund të bëni karaoke, të shihni kinema si jashtë dhe brenda ose të përdorni barin ekspres.

6. Phoenix 9
Duke filluar nga 1,000,000 Euro në javë
Specifikat: 90 metra, Lurssen, 12 të ftuar dhe 28 pjestarë ekuipazhi

Suita e pronarit “e dyfishtë” e vjedh të gjithë shfaqjen në këtë art të inspiruar nga brenda dhe të krijuar nga Winch Desing. Suita e fjetjes të lejon pamje të pakrahasueshme, ndërsa të dy nivelet janë të lidhura nga një shkallë private.
Jashtë ka një pishinë të madhe, pishinë spa dhe kinema.

7. Solandge
Duke filluar nga 1,000,000 Euro në javë
Specifikat: 85,1 metra, Lurssen, 12 të ftuar dhe 29 pjestarë ekuipazhi

Solandge nuk është një super Jaht po aq sa një spa lundruese. Ura e kuvertës ka një sauna, dhomë avulli, salon bukurie, dhomë masazhi dhe palestër.

8. Savannah
Duke filluar nga 1,000,000 Euro në javë
Specifikat: 83,5 metra, Feadship, 12 të ftuar dhe 24 pjestarë ekupazhi

Bukuria shkëlqyese metalike që është Savannah përfshiu bordet në “2016 Word Superyacht Awards”.
Bëni një zhytje në pishininën 10 metra të thellë, vizitoni spa dhe më pas vazhdoni me dhomën e pamjes nënujë.

9. Here Comes The Sun
Duke filluar nga 1,200,000 Euro në javë
Specifikat: 83 metra, Amels, 12 të ftuar dhe 24 pjestarë ekupazhi

Shumë luksozi “Here Comes The Sun” mbulon të gjitha bazat për ata që presin të lëshohen, duke i ofruar të ftuarve një rehati të gjërë dhe qëndër spa me tarraca të uluranjë pjesën e të bërit plazh.
Përveç kësaj ajo krenohet me një pishinë të pafundme, Jacuzzi të jashtëm dhe kinema të brendshme. Pa përmendur hapësirat e pafundme argëtuese sipër dhe poshtë kuvertës.

10. Kismet
Duke filluar nga 1,200,000 Euro në javë
Specifikat: 95,2 metra, Lurssen, 12 të ftuar dhe 28 pjestarë ekuipazhi

Në krye të listës, Kismet ka një pafundësi argëtimi në AND e saj. Pamja e saj e brendshme është joshëse, por hapsirat e saj të brendshme qetësuese e ndajnë atë, e cila ka një shilarëse bambuje në kuvertën anësore dhe në kuvertë ka një grope me flakë.

This post is also available in: English