20 Supermakina që blejnë për herë të parë adoleshentet e pasur.

ardita 0

Zakonisht  njerëzit që marrin patentën për herë të parë, fillojnë të ngasin makinën e prindërve. Nëse ata janë me fat ose nëse kanë ruajtur disa para mënjanë mund të blejnë një makinë të re. Zakonisht makinat të cilat mund të perballohen fillimisht, janë  ato makinat e thjeshta dhe ato të përdorurat, si Mazda 3, Honda Civic ose Toyota Corolla. Por kur je një nga fëmijët e pasur të Instagramit, ka shumë gjasa që makina e parë të jetë diçka shumë më ekstravagante.

Ky artikull do t’ju tregojë disa nga makinat e para që kanë blerë adoleshentët më të pasur

20. BMW i8

Osborn Nweze është një Princ Nigerian i cili studion në Universitetin e Surrey në Guildford në Angli. Makina që ai ka zgjedhur, për të shkuar në shkollë është një BMW i8  e cila kushton 150.000 dollarë. Makina  i8 është super e mirë për një milioner të ri pasi është hibride dhe miqësore me mjedisin. Makina i8 është një nga automjetet futuristike që karakterizohet nga dyert që ngrihen lart dhe nga dritat e pasme që janë unike. Makina hibrike prodhon 357 kuaj fuqi dhe arrin  të përshkojë 0-60 mph në vetëm 4.2 sekonda dhe shpejtësia maksimale që ajo arrin është 155 mph.

19. Bentley Continental GT

Bentley Continental GT është një tjetër makinë super e madhe. Kushton 201 225 dollarë, Bentley është një makine kupe me katër vende  dhe vjen me disa konfigurime të ndryshme, duke përfshirë modelin baze 500 kuaj fuqi 500 GT me një motor V8.
Arrin  0-100 kmh vetëm në 3.9 sekonda dhe shpejtësia maksimale që ajo arrin është 188 mph. Lana Scolano është personazhi që zotëron këtë makinë, ajo është shumë e famshme në Instagram. Babi i saj është një sipërmarrës i suksesshëm, Lana ka një kompani të veten me emrin “LS Diamonds” ku shet byrzylyk, varse diamanti etj, me çmime marramendëse.

18. Bentley Bentayga

Kjo makinë Bentley Bentayga e bardhë është pronë e përdoruesit të Instagramit @althaniaja. Bentayga është një makinë e madhe dhe do t’ju hynte shumë në punë nëqoftëse do të jetonit në një vend ku bie dëborë. Kjo makinë ka një motorr 6 litërsh, me 600 kuaj fuqi dhe arrin një shpejtësi maksimale prej 187mph. Cmimi i kësaj makine shkon deri në 231 825 dollarë.

17. Ferrari 458 Italia

Përdoruesi i Instagramit @kirtancontact sigurisht ka stil. Ferrari i tij i kuq 458 Italia është një nga makinat më të mira që tërheq vemendjen e kujdo në çdo vend. Ai në faqen e tij në instagram publikon foto me makina shumë luksoze dhe të shtrenjta, makina si: Mercedes AMG , Lamborghini, Roll-Royce Ghost etj.

Ferrari 458 Italia kushton rreth 230.000 dollare dhe ka një motorr  V8 me 4,5 litra, që prodhon 570 kuaj fuqi.

16.Rolls-Royce Ghost

Katia Panteli është 29 vjecarja Ruse, e cila poston foto në Instagram të makinave të bukura që ka. Ajo drejton një Rolls-Royce Ghost i cili është shumë luksoz.
Ghost kushton mbi 300.000 dollarë është ndërtuar nga 60 mekanikë për 450 orë.
Makina përbëhet nga një lekurë prej pellushi. Ghost ka një motorr V-12, 6.6 litërsh dhe prodhon 563 kuaj fuqi. Kjo e lejon që makina të përshkoje nga 0-60 mph në 4.7 sekonda dhe arrin një shpejtësi maksimale 154 mph.

15. McLaren 720s Super Series

Mohammad Jaber (@ mohammad_jaber1 në Instagram) është djaloshi Iranian që jeton në Londër ka një pasion të madh për makinat e shpejta dhe luksoze. Ai kohët e fundit ka postuar në instagram një status ku ka njoftuar që së shpejti do të blejë një Lamborghini Aventador të ri dhe që po pret me padurim një AMG nga Brabus, që është një kompani gjermane shumë e njohur. Makina më e mirë në koleksionin e tij është McLaren 720S me ngjyrë portokalli. Kjo makinë kushton 288 845 dollarë, ka 710 kuaj fuqi (49  kuaj fuqi me shumë se Ferrari 488GTB) dhe me një motor twin-turbo V8. Makina ka disa konfigurime të ndryshme:  version për Drift, version Comfort, version sportive dhe version Track. 720S është padyshim një makine garash, megjithëse në rrugë-ligjore.

14. Jaguar XF

Sidney Himbara Junior (Instagram @its_sirsid) është djali i njërit prej burrave më të pasur në Zimbabue.  Ai është fotografuar me Jaguar XF-në e tij ngjyre hiri dhe profili i tij i Instagram-it përmban shumë makina të tjera luksoze, duke përfshirë një BMW Seria 3 dhe një Lamborghini Aventador. Jaguar XF është një makinë shumë e mirë për një person të pasur cili dëshiron qe te kete një udhëtim luksoz dhe te rehatshem. Cmimi i kesaj makine shkon ne 50,000 dollarë, dhe lehtë mund të dyfishohet me opsionet e shtuara. Jaguar XF ka 248 kuaj fuqi.

13. CLA 45 AMG

Përdoruesi i Instagramit @ 00kevin00 jeton në Hong Kong dhe ka disa makina të mrekullueshme, duke përfshirë një Audi R8 Spyder dhe një Maserati GranTurismo. Një nga makinat e tij me te prefueruara është ky Mercedes-Benz CLA 45 AMG, të cilin ai e modifikoi. CLA 45 AMG prodhon 375 kuaj fuqi nga motori i saj 2.0-litër turbocharged, modifikimet e Kevin e kane rritur fuqine e makines e cila shkon deri ne 401. Ai gjithashtu I ka dhene rendesi dizenjimit te brendshem te makines.

12. Range Rover Evoque

Përdoruesja e Instagramit @thedutchessdubai është një blogere britanike e modës që jeton në Dubai dhe drejton një dyqan që shesin produkte kozmetike online. Ajo shpesh udhëton dhe vishet me veshje shume te shtrenjta. Blogerja ka shumë fotografi me Range Rover Evoque të bardhë. Evoque ishte makina e saj e pare qe ka blere. Eshte luksoz dhe kushton rreth 40,000 dollarë dhe është një makinë e mirë për ngarje nëpër shkretëtirat e Dubait. Range Rover Evoque ka 240 kuaj fuqi mund të arrijë një shpejtësi maksimale prej 134mph dhe pershkon nga 0-100 kmh në 6.6 sekonda.

11.Ford Mustang GT

Përdoruesi i Instagram @_kadirsimsek , Kadir është një fëmijë I cili vishet ne nje menyre mjaft elegante eshte Turqia dhe jeton në Londër. Ai drejton një Ford Mustang GT të bardhë. GT ka nje çmim rreth 40,000 dollarë amerikanë (edhe pse është më e shtrenjtë në Evropë) dhe ka nje motor V8 me 5.0 litër , prodhon mbi 400 kuaj fuqi. GT mund të pershkoje nga 0-100 kmh në 4.3 sekonda.

10. Renault Twizy Sport F1

Harith Bukhash (Instagram @harithrb) jeton në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe është pronar dhe themelues i HRB Motoring gjithashtu eshte partner menaxhues I kompanise “Bukhash Brothers Marketing). Ne koleksionin e tij te makinave do te gjeni nje Mini Cooper, një Lamborghini Aventador SV, një Mercedes-Mclaren SLR, një Pagani Zonda, një Mercedes 280 SL klasik, një McLaren 675LT dhe shumë të tjerë. Megjithate  automjeti i tij më interesant, është vetura e tij Renault Twizy Sport F1. Kjo makine absolutisht e çmendur eshte e gjitha-elektrike ka rreth 100 kuaj fuqi dhe shkon nga 0-100 kmh në 7 sekonda. Twizy Sport F1 ka një shpejtësi maksimale prej 68 mph.

09. Mercedes SLS AMG

Sitorabanu Israilova (Instagram @sitorabanu) është një modele 26-vjeçare nga Rusia dhe sipërmarrëse e cila jeton në Dubai. Makina e saj e preferuar është Mercedes-Benz SLS AMG, që kushton rreth 200,000 dollarë dhe që është prodhuar  midis viteve 2011 dhe 2015. Makina ka 583 kuaj fuqi dhe një motor V8 me 6.2 litra.

08. Funco Dune Buggy

Përdoruesi i Instagramit @falasii ka shumë makina të mahnitshme, duke përfshirë edhe një Jeep që është bërë me porosi, një Royce Wraith, Ferraris, Porsche etj. Ai gjithashtu shpesh poston foto dhe video të tijat  dhe të miqve të tij që garojnë nëpër duna në shkretëtirën e Dubait. Falasii drejton “Funco Motorsports”, që është biznesi i tij  familjar dhe ndërton automjete qesharake për në rërë.

07. Porsche The Cayman GTS

Alexandra e cila në Instagram njihet me emrin @r35queen ka në pronësi një Porsche Cayman GTS të cilës i ka bërë disa modifikime, përmirësime. Ajo gjithashtu ka edhe një makinë tjetër të preferuar e cila është R35 Nissan GTR. Alexandra sigurisht ka shije shumë të mira kur bie fjala tek makinat dhe të dyja makinave u ka bërë disa modifikime mjaft të rafinuara.

06. Porsche Panamera

21 vjecari Lak është një sipërmarrës shumë i suksesshëm i disa bizneseve në Londër. Ai ka në pronësi një Porsche Panamera e gjitha është e mbuluar me ar. Makina përafërsisht kushton diku midis 97 300 – 182 700 dollarë dhe prodhon 330 kuaj fuqi.

05. Mercedes-Benz AMG C63s

D. Lempert është një milioner i ri, nga Berlini, Gjermani. Ai zotëron makina të shumta si: AMG Mercedes, një AMG GT, një GLE63, një C63, një S 500 etj. Makinat e tij Mercedes-Benz nuk iu janë nënshruar asnjë lloj modifikimi sepse Lempert preferon të ketë gomat origjinale të fabrikave që i kanë prodhuar. Cmimi i C63s është rreth 70 000 dollarë, makina prodhon 503 kuaj fuqi, ka një motor V8, me 4.0 litra.

04. BMW X5 M


 

Përdoruesi i instagramit Zed (@zedsly) zotëron një Lamborghini Huracan, një Mercedes-AMG C63s ED1 dhe një BMW X5 M. Makinat e tij në përgjithësi janë me ngjyrë të errët, mbizotëron më shumë ngjyra e zëzë, edhe dritaret janë me ngjyrë të zezë. X5 M kushton mbi 100 000 dollarë, prodhon 567 kuaj fuqi dhe përshkon nga 0-60 mph në vetëm 3.8 sekonda

03. Mercedes S550

Neil Mathew (@noil_mathew) është një biznesmen 27 vjeçar me prejardhje indiane, i cili tani jeton në qytetin e New York-ut. Makina e tij e preferuar është Mercedes S550 e cila kushton rreth 100 000 dollarë. Ka një motorr V8 që prodhon 463 kuaj fuqi me 4.0 litra.

02. Aston Martin V8 Vantage

Bayo është një sipërmarrës i ri nga Hambrugu, Gjermani, i cili jeton në një mënyrë jetese mjaft luksoze. Ai ka shumë makina disa prej tyre janë: Bentley Continental GT, një Porsche Panamera zi dhe një Ferrari 458 Italia ngjyrë të kuqe, Aston Martin Vantage. Kjo e fundit kushton rreth 150 000 dollarë dhe prodhon 420 kuaj fuqi.  Versioni më i ri i Aston Martin V8 Vantage do të lançohet në pranverë të ketij viti.

01. Lamborghini Huracan Spyder

 

Nikita Smirnov (@smmgid) jeton në Shën Peterburg, Rusi dhe në Instagram ka treguar jetesën e tij luksoze, me makina veshje shumë të shtrenjta. Në koleksionin e tij të makinave gjejmë një makinë Jaguar të tipit F, një Rolls-Royce Ghost ngjyrë argjendi si dhe një Lamborghini Huracan Spyder ngjyrë portokalli. Lamborghini Huracan Spyder kushton rreth 200 000 dollarë dhe prodhon 602 kuaj fuqi. Ky model është një ndër makinat që kompania Lamborghini ka shitur më shumë.

 

Lini një Përgjigje