2018 Vision Mercedes-Maybach 6 Cabriolet, luksi i së ardhmes

ardita 0

Vitin e kaluar Mercedes-Benz na prezantoi një makinë kupe që ishte e gjitha elektrike, të cilën e quajti Vision Mercedes-Maybach 6. Ishte një makinë shumë elegante dhe ishte 5.8 metra e gjatë.
Këtë vit kompania Mercedes-Benz  prezantoi modelin kabriole të saj. Makina është e gjatë, e gjerë dhe model sportiv.

Maybach-u i ri vjen me disqe 24 inç dhe do të tërheqë  të gjithë vëmendjen e kalimtarëve. Koncepti i ri i Maybach që prezantohet vjen i veshur në ar. Kabina është dizajnuar në mënyrë të atille që të ofrojë luks dhe komoditet për pasagjerët.

Përsa i përket fuqisë elektrike Cabriolet Vision 6 ka fuqi më të madhe se modeli kupe. Në kundërshtim të modelit kupe që prodhon 738 kuaj fuqi  Vision 6 Cabriole tani prodhon 750 kuaj fuqi.

Pavarësisht madhësisë së makinës, Mercedes thotë që është e mjaftuaeshme që makina të arrijë 0-100 km/orë në më pak se 4 sekonda. Kompania prodhuese pohon se ky model arrin një shpejtësi maksimale prej 321 km/orë.

Lini një Përgjigje