2019 BMW M3 do të ketë versionin e drejtimit me të gjitha gomat aktive

liridona 0

2019 BMW M3 po vjen… dhe është me sistemin e drejtimit me të gjitha gomat aktive. Po kështu edhe M4. Burimet thonë se M3 dhe M4 të ardhshëm do të vijnë në dy versione: me dy fomat e pasme aktive ose me të gjitha gomat aktive.

Është e njëjta teknologji transformimi që është përdorur edhe tek M5. Duket se marka po planifikon të diversifikojë rangun me modele më të pastra, të lehta, të thjeshta mes versioneve me sistemin all-wheel-drive.

Në zemër të makinave 2019 BMW M3 dhe M4 ndodhet motori krejtësisht i ri twin-turbo me gjashtë cilindra që zhvillon 473 kuaj fuqi.

Fitimi i 50 kuaj fuqi mbi modelin standart, është shtesa më e madhe që i është bërë ndonjëherë që kur motori E46 me gjashtë cilindra zëvendësoi motorin E92 V8.

Këtë motor përdorin edhe X3M dhe X4M, të lançuara së fundmi. Ky vit ka qenë një vit i ngarkuar për 2019 BMW M. Gjithashtu edhe versionet M të X5 dhe X6 do të lançohen këtë vit, së bashku me M8 në versionet coupe, convertible dhe Gran Coupe me katër dyer.