2019-ta sjell modelet e reja Audi S, R dhe RS

liridona 0

Në takimin vjetor të mbajtur në Neckarsulm, Audi foli për “performancën e papëlqyeshme në vitin 2018”, dhe si po planifikon ta marrë veten pas kësaj.

Dërgesat e vitit të kaluar kishin një rënie prej 3.5% krahasuar me vitin paraardhës. Një nga shkaqet kryesore të kësaj ishte kalimi nga NEDC në WLTP.

Çfarë po planifikon Audi që të rikthehet në formë? Po prezanton shumë modele të reja. E-Tron Sportback dhe Q2 L E-Tron vetëm për Kinën, janë konfirmuar për tu lançuar në 2019-ën.

Por ne jemi të interesuar të dimë makinat e performancës që do të prezantohen nga Audi Sport këtë vit.

Një total prej nëntë modele S dhe katër modele R dhe RS do të prezantohen gjatë 2019-ës.

Të fillojmë me modelet “S”, për të parashikuar modelet e planifikuara. Shanset janë që S8 do të vijë në muajt e ardhshëm. Do t’i bashkohet edhe SQ8, S7 dhe S6 Sportback në versionet Sedan dhe Avant. Nuk do të ishte një surprizë nëse do të lançohej edhe SQ3.

Të gjithë modelet që përmendëm janë parë duke bërë testime dhe duke mbajtur shumë pak kamuflazh. Këto janë shenja që do të thonë se shumë shpejt do të zbulohen dhe të fillojnë porositë.

Për sa i përket modeleve RS, një prezantim nga Audi Spanjë tregon se marka ma katër unaza do të lançojë së shpejti RS7 Sportback, RS Q3 dhe RS6.

Audi nuk ka specifikuar nëse totali i makinave S dhe RS që do të lançohen gjatë vitit 2019 përfshijnë ato modele që janë zbuluar por nuk do të dalin në shitje deri vitin tjetër. Bëhet fjalë për modelet RS5 Sportbakc, R8 facelift, TT RS facelift,  dhe makina e zbuluar së fundmi SQ5 TDI.