2019 Volkswagen Arteon, pasuesi i denjë i Passat CC

liridona 0

Sipas Volkswagen, Arteon 2019 është pasuesi shpirtëror, jo i mirëfilltë i sedanit CC. Një tjetër informacion: kompania do ta pozicionojë Arteon si automjetin flagship të markës, dhe jo si një prej SUV-ve apo crossover-ve.

Përfaqësues të VW deklaruan se shitjet e Arteon do të ishin më të përafërta me Beetle-in që po largohet, sesa Tiguan apo Atlas.

A është marka me origjinë nga Wolfsburg e çmendur për të theksuar tregun e zvogëluar të sedanëve luksozë, ndërkohë që të gjithë prodhuesit e tjerë po largohen prej tij? Lexoni mëposhtë për të zbuluar misterin e Volkswagen Arteon 2019.

Disa nga karakeristikat e Arteon 2019

Shasia e Arteon na tregon qartë që kompania ka dashur ta diferencojë krejtësisht atë nga CC. Modeli i larguar tashmë CC ishte në esencë një Passat me një çati më të ultë dhe kabinë më të rehatshme. Ndërsa Arteon mbështetet në një platformë të avancuar MQB.

Shasia është 12.7 cm më e gjatë, hapësira e ndenjëseve të pasme 6.9 cm më e madhe, dhe gati dyfish hapësirë ngarkese.

Ja një tjetër informacion për makinën me katër dyer: Emri Arteon rrjedh nga latinishtja artem, që do të thotë “art”. Në fakt, stili i makinës e justifikon çmimin prej 36,840$.

Cilat janë opsionet e motorit?

Por pavarësisht stilit të saj bujar, disa nga elementet e CC kanë humbur në Arteon. Nuk është më për shembull, motori opsional VR6, i cili është zëvendësuar nga opsioni i vetëm, një motor 2.0 litër inline-4.

Motori i modifikuar që vjen nga Golf R prodhon 268 kuaj fuqi dhe 350 Nm fuqi rrotulluese, e kombinuar me transmetimin me tetë marshe me fuqi rrotulluese të konvertueshme.

Modelet e nivelit fillestar Arteon SE janë të disponueshme në dy konfigurime: me sistemin e drejtimit me gomat e përparme aktive (38,840$) ose të gjitha gomat aktive (38,640$). Këto modele kanë standard ndenjëset e lëkurës me ngrohje, hyrjen pa çelës, rrotat 18-inç, gjëra të cilat nuk do ti merrnit në një Passat të nivelit fillestar me çmim 26,190$.

Modelet SEL me çmim 40,990$ (me gomat e përparme aktive) ose 42,790$ (të gjitha gomat aktive), vijnë me karakteristika si: ndenjëse lëkure Nappa, çati panoramike, një ekran 8-inç dhe kontrollin e lundrimit.

Të gjithë modelet SEL Premium kanë sistem drejtimi me të gjitha gomat aktive, dhe çmim 45,940$. Këtu përfshihen karakteristika, si: ndenjësja e shoferit me masazhim, sistem audio Dynaudio 700-watt, si dhe kamera.E modifikuar më shumë se sa Passat, amortizimi i Arteon, dhe gomat 19-inç sigurojnë një udhëtim më komod edhe në rrugët me parregullsitë më të vogla. Ndërsa në gomat 20-inç, timoni ndihet më preçiz, duke ofruar një angazhim më të madh të shasisë.

Shumica e modeleve Arteon do të jenë për udhëtime urbane dhe ndërurbane. Hapësira e madhe në kabinë, si dhe hapësira e madhe e ngarkesës 0.8 metër kub, e bëjnë atë më  të përdorshëm në jetën e përditshme. Trupi i ngjashëm me një hatchback, shtojnë ndenjën e dobishmërisë.

Volkswagen vë në dukje se ndonëse tregu i sedanëve ka rënë, ai është ende “i madh”. Ky treg përbën 4.25 milion shitje në vit, më shumë se i gjithë tregu gjerman.