2020 Audi S8: Leksione luksi dhe fuqie

liridona 0

Nën kofanon e gjatë fshihet një motor 4.0-litër V8 twin-turbo i cili prodhon 571 kuaj fuqi, mjaftueshëm për të përshpejtuar nga 0-100 km/h për 3.8 sekonda.

Audi ka zgjeruar gjeneratën e katërt të makinës A8 me një model të orientuar drejt performancës, që vesh emrin S8. Vetura iu ofron motoristëve fuqi të bollshme e karakterizuar nga një paketë po aq agresive.

Që S8 të jetë e arritshme, stilistët vendosën të injoronin shumë elementë të cilët e bënin dizajnin elegant të A8 më të zhurmshëm.

I parë nga pjesa ballore, S8 dallon falë xhepave vertikal të ajrit të vendosur në parakolp, së bashku me emblemën e S8 në grilën e motorit. Në pjesën e pasme, qëllimi i vërtetë i makinës është edhe më i dukshëm, nga 4 tubat e shkarkimit.

Nën kofanon e gjatë fshihet një motor 4.0-litër V8 twin-turbo i cili prodhon 571 kuaj fuqi, mjaftueshëm për të përshpejtuar nga 0-100 km/h për 3.8 sekonda.Sistemi Quattro i Audi-t i premton S8-ës kapje më të mirë të gomave në asfalt. Teknologjia e cilindrave sipas nevojës dhe një sistem hibrid 48-volt janë aty për tu siguruar se konsumi i karburantit të motorit V8 të mos dalë jashtë kontrollit.Nuk është vetëm fuqia motorike ajo që ja mohon një A8-te logon “S”. Dallimet që e justifikojnë praninë e një emri të tillë fillojnë nga modifikimet në shasi, si: amortizim i cili parashikon kushtet e rrugës për të reduktuar tronditjet.

Me një timon në duar i cili kontrollon jo dy por katër goma, një shofer mund ta parkojë këtë sedan si të ishte një makinë e vogël.

2020 Audi S8 do të godasë rrugët në muajt në vijim.