2020 BMW Alpina B3 është një alternativë e M3

liridona 0

Në brendësi gjendet një motor 3.0-litër turbo me gjashtë cilindra në një linjë, i njëjti motor i gjendur në M340i. Çifiti i turbove e dërgon fuqinë e këtij motori në 462 kuaj fuqi.

BMW është pranë debutimit të modelit të ri M3, por ata që po kërkojnë një alternativë të saj prodhuesi Gjerman do të ofrojë një model të ri B3 i modifikuar nga Alpina.

Makina u prezantua në Shtator në Shfaqjen e Makinave në Frankfurt dhe të Mërkuren debutoi edhe në Shfaqjen e Makinave në Tokio por kësaj here në detaje.Në brendësi gjendet një motor 3.0-litër turbo me gjashtë cilindra në një linjë, i njëjti motor i gjendur në M340i. Çifiti i turbove e dërgon fuqinë e këtij motori në 462 kuaj fuqi.Me numra të tillë presim që Alpina B3 do të përshpejtojë nga 0-100 km/h në 4 sekonda dhe gjenerojë shpejtësi maksimale prej 300 km/h.

Po ta krahasojmë me M3, ky i fundit do të ketë motor 3.0-litër twin turbo me gjashtë cilindra në një linjë dhe 503 kuaj fuqi.

Përtej fuqisë ekstra, Alpina do të ketë edhe modifikime në shasi. Në bashkëpunim me ZF, Alpina B3 ka një kambio të serive 3 me 8 marshe dhe shpejtësi ndërrimi më të lartë.Alpina B3 gjithashtu ka sistem me katër rrotat aktive. Janë përditësuar frenat dhe sistemet e amortizimit. Makina mund të porositet nga sot ndërsa dërgesat e para fillojnë në 2020.