2020 Mercedes-Benz GLC Coupe vjen me teknologji të re dhe më shumë fuqi.

liridona 0

Që kur Mercedes-Benz GLC e 2020-ës u prezantua, nuk është një surprizë që tani po njihemi me versionin GLC Coupe.

GLC-Class Coupe është përditësuar, por ka pësuar disa ndryshime të lehta, që e bëjnë gati të pamundur të bëhet dallimi.

Në pamjen e jashtme, grila e GLC Coupe është pak më agresive, dhe e diferencon nga GLC e rregullt me sfondin e grilës dhe një shirit të trashë në mes.

Parakolpi, prapakolpi dhe fenerët janë modifikuar krejt lehtë.

Brenda, makina ka të njëjtin panel instrumentesh dhe sistem informacioni me versionin standard. Të gjithë versionet e GLC-Class kanë ekranin me prekje 10.25 inç me ndërfaqen MBUX.

Makina ka sistemin më të avancuar të komandave me anë të zërit dhe prekjes. Si një opsion shtesë, blerësit mund të marrin edhe ekranin 12.3 inç për instrumentet.

Nën lëkurë, GLC Coupe ka motorin e përditësuar turbocharged 2.0 litër me katër cilindra që prodhon 14 kuaj fuqi më tepër për një total prej 225 kuaj fuqi.

Fuqia transmetohet përmes kamios automatike me nëntë nivele shpejtësie në dy rrotat e pasme ose në të gjitha rrotat.

Mundësitë janë që Mercedes të prezantojë versionet AMG me gjashtë dhe tetë cilindra.

Çmimi ende nuk është bërë i ditur, por duhet të jetë afër çmimit të crossover-it që është në shitje tani për tani.

Crossoveri do të bëjë debutimin publik në Shfaqjen e Makinave në New York muajin e ardhshëm.