2020 Skoda Octavia sjell stilin e vjetër të fenerëve dhe teknologji të fundit

liridona 0

Më e gjatë dhe e gjerë sesa paraardhësi, Skoda Octavia e re forcon pozitat e saj si një prej makinave më të më mëdha në klasin e saj.

Debutuar në Pragë, Octavia 4 ndjek hapat e Volkswagen Golf prezantuar muajin e kaluar. Simotra Çeke e makinës më të shitur në Evropë, vazhdon rrugëtimin e saj në nivelin e lartë të segmentit të makinave kompakte dhe është 19mm më e gjatë dhe 15mm më e gjerë.

Combi, i cili është vagoni më i shitur Evropian, gjithashtu është zgjeruar me 15mm dhe zgjatuar me 22mm. Kapaciteti i bagazheve është rritur me 10 litra në 600 për sedanin dhe 30 litra në 640 litra për vagon.

Një tipar shumë i kritikuar i Octavia 3 ka qenë ndarja e fenerë në katër dhe shumica janë të kënaqur me vendimin e Skoda për tu kthyer tek stili i vjetër me Octavia 4. Drita LED Matrix janë opsione për të cilat duhet të paguani më tepër.

Skoda e re vjen me disqe alumini 19 inç.

Në brendësi Skoda ka adoptuar ndryshimet revolucionare të VW me Golf. Ekrani i shoferit ka madhësi prej 10.25-inç ndërsa sistemi infotainment varion nga 8.25-inç në 10-inç. Ngjitur me ekranin e shoferit janë disa butonë me prekje për akses të shpejtë në disa kontrolle si volumi i audios dhe navigimi në harta.

Linja e motorëve kopjon nga Golfi i ri. Fillon me një motor me tre cilindra 1.0 TSI me 110 kuaj fuqi ndjekur nga një motor me katër cilindra 1.5 TSI me 150 kuaj fuqi. Madje do të shitet edhe një variant i elektrifikuar quajtur e-TEC.

Kur të debutojë Octavia më e shpejtë do të jetë ajo me motor 2.0 TSI me kambio DSG automatike dhe 190 kuaj fuqi. Ajo përshpejton nga 0-100 km/h në 6.9 sekonda.

Sa i përket motorëve me naftë, motori 2.0 TDI do të jetë i disponueshëm në variantet 116, 150 dhe 200 kuaj fuqi me kambio manuale gjashtë marshe ose automatike shtatë marshe. Varianti më i fuqishëm me naftë ka një sprint prej 0-100 km/h për 7.1 sekonda.

Së fundi do të shitet një me motor 1.5 TSI G-TEC i cili funksionon me gaz natyral.