Kia prezanton zyrtarisht SUV-in më të madh që ka prodhuar ndonjëherë

ardita 0

Para debutimit të tij si një model prodhimi këtë javë në Detroit ‘Auto Show’, Kia Telluride ka bërë disa paraqitje më përpara edhe në Javën e Modës së Nju Jorkut dhe në SEMA. Në të dyja rastet, crossover-i i madh dhe ishte i pajisur me një shumëllojshmëri aksesorësh të cilë na dhanë një ide se si do të ishte një variant i orientuar për rrugët jashtë qytetit.

Gjatë një interviste me ‘Motor Trend’ këtë javë në Detroit, dizajneri i Kia Tellurides, Tom Kearns,  ka thënë disa fjalë për këtë SUV: “Konceptin e kemi prezantuar para tri vitesh, ndërsa kemi bërë ndryshime minimale në të. Ndan të njëjtën platformë me Hyundai Palisade, megjithëse dizajnin e ka krejt tjetër. Palisade është shumë i butë, Telluride është tepër agresiv dhe duket se mund të përballet me të gjitha terrenet.”

Ky SUV do të ofrohet ekskluzivisht me motorin V6 me 3.8 litra që prodhon 291 kuaj fuqi, me fjalë të tjera është SUV-i më i madh që Kia ka prodhuar ndonjëherë. Telluride është planifikuar për të dalë në shitje vitin e ardhshëm dhe do të ndërtohet në fabrikën në West Point, Gjeorgji, ku modelet Optima dhe Sorento gjithashtu do ‘dalin në jetë’.