3 Qytetet Europiane që po fillojnë të ndalojnë përdorimin e makinave.

Admin 0

 

1. Oslo
Në kryeqytetin Norvegjez do të vedoset në fuqi ndalimi i përdorimit të makinave duke filluar që nga 2019.

Në Oslo do të ndalohet përgjithmone lëvizja e makinave në qëndër të saj duke filluar që nga viti 2019.
Kryeqyteti Norvegjez po investon fuqishëm në transportin publik dhe do të zëvendesojë 56.3 km rrugë të përdorura nga makinat me korsitë e biçikletave.

 

  1. Madrid  
    Plani i kryeqytetit Spanjoll për të ndaluar qarkullimin e makinave është më i gjerë.

Në Madrid planifikohet që qarkullimi makinave të ndalohet në një rreze prej 2 km duke filluar që nga 2020.
Kjo iniciativë ka si qëllim të reduktojë përdorimin e makinave nga 29% në 23%. Ata shoferë që do të injorojnë keto rregulla të reja do të paguajnë një gjobë duke filluar nga e pakta 100$. Gjithashtu makinat që kanë ndotje më lartë do të paguajnë më shumë për parkimin e tyre.

 

 

  1. Parisi

Kryeqyteti planifikon të ulë numrin e përdoruesëve të makinave dhe të dyfishojë korsitë e biçikletave.

Kur në Paris u ndalua qarkullimi i makinave për një ditë të vetme në vitin 2014, ndotja u ul me 30%.
Që nga korriku 2016, të gjithë përdoruesit e makinave me vit prodhimi para vitit 1997 u eshte ndaluar rreptësisht që të qarkullojnë në qënder të qytetit gjatë fundjavave.

Kryetari bashkisë gjithashtu thotë që në kryeqytetin Francez për në të ardhmen po punohet dhe planifikohet të dyfishohet numri i korsive të biçikletave.

 

 

This post is also available in: English