“488 PISTA” makina më e fuqishme në historinë e Ferrarit me 710 kuaj fuqi, gati për në pistë

ardita 0

Edhe kompania e Ferrarit ka një hierarki. Sigurisht makina 488 GTB është e mrekullueshme por që në fillim të paraqitjes së saj të gjithë e dinin që do të ishte thjesht një çështje kohe para se Ferrari të paraqiste një version akoma më të avancuar. Makina më e re Ferrari 488 Pista do të debutojë muajin e ardhshëm ne “Motor Show” në Gjenevë.

Arsyeja se pse kjo makinë mban emrin “Pista” është sepse kjo fjalë rrjedh nga italishtja dhe e ka kuptimin që kjo makinë është krijuar posaçërisht për të kaluar shumicën e kohës në pistë.
Ndryshe nga paraardhësit e tij, kjo makinë Pista ka më shumë fuqi, ka më pak peshë dhe është më e sofistikuar. Ferrari pretendon se ka përdorur përvojën e tij në gara për ta bërë këtë makinë që të ecë sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Transformimi nga makina 488 GTB në 488 Pista fillon me motorrin. Pista përdor të njëjtin motorr 3.9 litra, dy turbo-charge si 488 GTB, por motorri tani prodhon 710 kuaj fuqi. Kjo është fuqia e çdo Ferrari V8 në rrugë. Motorri i makinës Pista ka marrë hua edhe turbina, sistemin e shkarkimit dhe pjesë të tjera të makinës 488 Challenge me qëllim rritjen e performancës.

Meqë po flasim për performancën, Ferrari pretendon se Pista do të bëjë 0 deri në 62 mph në vetëm 2.8 sekonda. Shpejtësia maksimale që pretendohet prej makinës Pista është 211 mph ndërsa makina GTB arrin 205 mph. Kjo shpejtësi që arrin Pista nuk është falë rritjes së fuqisë por është edhe falë zvogëlimit të peshës së saj. Ferrari thotë se Pista peshon 2,821 pound, ndërsa makina GTB peshon më shumë rreth 3,020 pound.

Sikurse të gjitha makinat moderne Ferrari, 488 Pista gjithashtu përmban një sërë pajisjesh elektronike që e mbrojnë shoferin nga përplasja.

Ferrari 488 Pista do të debutojë në “Motor Show” të Gjenevës me 6 mars të këtij viti. Detajet për çmimet dhe për lançimin e saj në treg do të bëhen të ditura më vonë.

Lini një Përgjigje