5 hapa të thjeshtë për të gjetur kaskën e duhur.

liridona 0

1.Gjeni kaskën që ju vjen.

Kjo mund të duket si diçka që dihet por shumë motorristë zgjedhin kaska me përmasa të gabuara që nuk i rrinë mirë në kokë.Nëse kaska juaj ju shkakton dhimbje koke atëherë ka shumë mundësi që të jetë shumë e ngushtë.Nëse kaska juaj luan, rrotullohet, ngrehet lart kur ju jeni duke ngarë motorrin ose është shumë e zhurmshme atëherë ka shumë mundësi që të jetë më e madhe dhe të rrin e lire në kokë dhe nuk mund t’ju mbrojë si duhet në rast aksidenti.

2.Zgjedhja e një kaske nuk ka të bëjë me pamjen e jashtme.

Përsëri kjo mund të duket si diçka që dihet por pamja e jashtme ska të bëjë fare me kaskën, por se çfarë kaska mund të bëjë për ty.Përpara se të merrni një kaskë mendoni se ku,,kur dhe si do t’I jipni motorrit në mënyrë që të zgjidhni kaskën që ju nevojitet.

3.Mbani kokën të freskët.

Të gjithëve na ka ndodhur që kur heqim kaskën të jemi të djersitur. Mendoni dhe për ajrimin kur të zgjidhni kaskën sepse koka juaj duhet të qendrojë në një temperaturë të përshtatshme.

4.Mos e turpëroni veten.

Nuk po flasim për stilin e ngarjes së motorrit po për vendosjen e syzeve. Nëse vendosni syze mos merrni një kaskë të ngushtë sepse do ju krijojë një dhimbje të forte koke.

  1. Pesha.

Kushojini rëndësi peshës së kaskës. Një kaskë që nuk peshon shumë parandalon sforcimin e qafës sidomos kur ecni në rrugë të gjata. Pesha mesatare e kokës së njeriut është 5 kg dhe çdo kilogram më shumë se kaq nuk të bën mirë për qafën.

This post is also available in: English