Kamioni më i gjatë në botë(video)

Mariglen 0

Kamionet në Australi  udhetojnë pergjatë shtetit pothuajse, çdo ditë. Qytetet e periferis janë aq largët nga njeri tjetri, saqë kanë krijuar kamione të posaçme duke bashkuar disa trajlera së bashku dhe duke e emërtuar “tren rugge”. Fakti që rrugët në zonat rurale janë të drejta dhe boshë, i bën ato shumë të përshtatshme për këto mjete gjigande. Siç po shihni këto janë disa “trena rrugë” dhe janë të vetmit që shkojnë deri tek fermat dhe minierat e largëta.

Mallëra të çmuara transportohen me anë të këti kamioni nga qendra e kontinentit drejtë qytetëve bregdetarë që janë dhe më të populluara. Prandaj dhe nuk na bën përshtypje që kamioni më i gjatë në botë zotërohet nga një kompani minerare Australiane dhe emri i ti është “3B” ose ndryshe njihet si shumëkëmbëshi.

Shumëkëmbëshi është i gjatë 48 metra dhe peshon 205 tonë. Ka 18 marrsha, 110 rrota, 28 akse dhe motorri i tij prodhon 550 kuajfuqi. Si kur mos mjaftonin këto, ai ka një depozit që merr 1 tone karburant gjë që e ka të domosdoshem për rruget e gjata që përshkruan. Roli i këti përbindeshi është të transportojë zink nga territoret veriorë drejtë një porti që ndodhet qindra kilometra largë. Ai udheton pa pushim 365 ditë të vitit dhe mund të transportojë çerek milioni metal zinku.

Australianet po përdorin këto lloj mjete çdo herë më shumë. Gjithashtu kompanit e minerareve janë të kënaqura më performancen e “trenave të rrugës” kështu që po planifikojnë të prodhojnë edhe të tjerë të ngjashem. Për momentin ka dy shumëkëmbësh që janë identik dhe mbajnë rekordin e kamionit më të gjatë në botë.

This post is also available in: English