55 makina me sistem vetë-drejtimi vendosin një rekord të ri botëror (video)

armir 0

Kjo shfaqje hipnotizuese që tregon makinat me sistem vetë-drejtimi ka arritur të thyej një rekord të ri botëror në lidhje me makinat të cilat kanë këtë sistem.
55 makinat në Chongqing të Kinës thyen rekordin për paradën më të gjatë me makina autonome.

Kompania Kineze e makinave ”Changan Automobiles”përdori 56 makina të tilla për të thyer rekordin por një nga makinat u skualifikua sepse kontrollin e mori shoferi fizik i sigurisë.

Sistemi i sensorëve të makinave ishte alternuar në mëyrë të tillë që të detektonin kufijtë midis korsive në rrugë dhe makinat para tyre.
Çdo makinë udhëtoi 3.2 kilomtra me një shpejtësi prej 30 km/orë.

Rekordi mori 9 minuta dhe 7 sekonda për tu kompletuar.

This post is also available in: English