8 gjërat që nuk duhet të bëni ndërkohë që jeni duke ngarë makinën

ardita 0

Edhe pse shumë njerëz e bëjnë këtë çdo ditë, ngarja e makinës është një aktivitet shumë i komplikuar. Sepse kërkon që ne të koordinojmë shumë informacione të ndryshme në të njëjtën kohë: duhet të shikojmë rrugën, të gjykojmë me saktësi distancën dhe shpjetësinë e objekteve të tjera, të kujtojmë se ku duam të shkojmë, të respektojmë sinjalistikën rrugore etj.

Shumë pasi mësojnë sesi të ngasin mendojnë që në të njëjtën kohë kanë aftësitë dhe nuk i kushtojnë edhe aq shumë vëmendje gjërave që bëjnë. Por kjo gjë është gabim, më poshtë keni një listë me 10 gjërat që duhet t’i shmagni t’i bëni ndërkohë që ngisni mjetin. Të gjitha këto 8 gjëra kanë diçka të përbashkët, ato do t’ju shpërqendrojnë dhe do të vënë në rrezik jo vetëm juve por edhe pasagjerët e njerëzit e tjerë në rrugë.

1. Të dërgoni mesazhe ose të lundroni në internet
Nuk mund të shkruani ose të lundroni në internet ndërkohë që po ngisni makinën. Duke shkruar në një telefon të vogël ose duke kërkuar përditësimin më të fundit të statusit në Facebook, do të thotë se ju nuk do të mund ta shihni në kohë momentin kur makina përpara jush frenon.

2. Të disiplinoni fëmijët tuaj
Kur jeni duke ngarë, çdo tension që keni midis njerëzve të tjerë në makinë mund të jetë një faktor potencial rreziku. Çdo prind e di se fëmijët bëhen të padisiplinuar herë pas here në makinë. Shumica e fëmijëve ulen në sediljen e pasme veçanërisht ato që janë nën 10 vjeç dhe ju si i rritur mund të mos u kushtoni gjithë vëmendjen atyre pasi jeni duke ngarë makinën dhe më pas ato fillojnë qajnë, ulërasin etj dhe ju tundoheni të ktheheni dhe t’u jepni vëmendje por nëse veproni kështu vendosni veten dhe ata në rrezik të madh.

3.  Të visheni ose të zhvisheni
Ndodh që mund të jesh veshur trashë ndërkohë që në makinë është ngrohtë dhe filloni të hiqni pallton ose mund të keni ftohtë papritur dhe filloni të vishni një triko ndërkohë që jeni duke ngarë. Ndryshimi i  artikujve të veshjeve do të shkëpusë vëmendjen tuaj nga rruga dhe është padyshim diçka që ju duhet të shmangni.

4. Të bëni makeup-in
Përsëri kryerja e këtyre veprimeve largon vëmendjen tuaj nga rruga. Makeup-i duhet ta bëni përpara se të largoheni nga shtëpia ose mund të ndaloni makinën diku dhe ta kryeni atë.

5. Të hani ushqime
Kjo mund t’ju duket një gjë relativisht e pafajshme kur ngisni makinën, por është në kundërshtim me ligjin në shumë vende. Ndërkohë që hani sanduiçin tuaj, jo vetëm që do t’ju bëjë të largoni sytë nga rruga për disa sekonda, ajo gjithashtu do të zëje të paktën një nga duart tuaja, të cilat duhet të jenë në timon.

6. Të kërkoni diçka që ju ka rënë në dysheme ose që e keni në çantë
Kjo përfshin marrjen e diçkaje nga dyshemeja, kërkimin e diçkaje që ndodhet në pjesën e pasme, përpiqesh të marrë atë copë karameleje ra anash sediljes dhe një mijë gjëra të tjera. Çdo gjë që e largon vëmendjen tuaj nga drejtimi i mjetit do t’ju vejë në rrezik juve dhe përdoruesit e tjerë të rrugës. Pra, nëse jeni duke u përpjekur për të marrë shishen e ujit që ndodhet në dysheme nga ana e pasagjerit, ju nuk mund t’i kushtoni vëmendje makinës suaj.

7. Të flini gjumë
Ju mund të mendoni se është shumë e vështirë t’ju zejë gjumi gjatë kohës që jeni duke ngarë makinën, por kur jeni të mbingakuar dhe të lodhur lehtësisht ju mbyllen sytë për gjumë. Ka shumë sugjerime për atë që mund të bëni nëse filloni të ndiheni si i përgjumur, ndaloni merrni diçka si kafe për t’ju mbajtur zgjuar ose ndaloni diku pushoni dhe pastaj nisuni përsëri për udhëtim.

8. Të pini alkool
Fatkeqësisht disa njerëz ende kur pinë alkool i japin makinës, gjëja më e mirë është që të nëse planifikoni të ngisni makinën thjesht mos pini. Por nëse pini dhe nuk keni dikë që tj’u dërgojë në shtëpi telefono një taksi.