Aspark Owl rivali i Tesla Roadster, përshkon 0-100 km/h në më pak se 2 sekonda (Video)

ardita 0

Tesla Roader  mund të ketë një konkurrencë të re.  Në vitin 2017 tek “Motor Show” në Frankfurt, një super-makinë japoneze e quajtur Aspark Owl pretendohet të jete më e shpejtë sesa  makina Tesla. Aspark Owl arrin 0-100 km/h në më pak se 2 sekonda, e ngjashme me shpejtësinë që arrin makina Tesla.
Tani Aspark ka treguar një video si dëshmi.
Por duke parë videon na vijnë ndërmed disa pyetje. Ne nuk arrijmë ta shikojmë kilometrazhin e makinës, vetë makina duket si një prototip i papërfunduar dhe ky test u krye në një zone të mbyllur. Në qoftë se makina do të ishte aq e shpejtë sa Aspark thotë, atëherë pse vendosën ta bënin këtë test shpejtësie në një zonë të mbyllur? Gjithashtu Aspark përdori goma që ishin për pistë nuk përdori goma që janë për rrugët normale.

Makina Owl prodhon 430 kuaj-fuqi , mund të mos duket shumë në kontekstin e pretendimeve të Aspark  por Owl peshon vetëm 1874 paund. Energjia elekrike vjen nga një kombinim i baterive dhe super kondesatorëve. Aspark gjithashtu pretendon një shpejtësi maksimale prej 174 mph.

Mendohet që çmimi i makinës Owl mund të jetë rreth 4 milionë dollarë. Ndërsa Tesla po planifikon të lançoje në treg makinat Roadsters në vitin 2020, makina Owl nuk ështe bërë e ditur se kur do të hyjë në prodhim ose nëse do të jetë edhe në Shtetet e Bashkuara.

Lini një Përgjigje