Njihuni me makinën gjigande 6×6, e përshtatshme për çdo lloj terreni

ardita 0

Pas suksesit të Flying Huntsman 110WB 6X6, kompania britanike Kahn Design ka zhvilluar një version tjetër më të bukur e më të fuqishëm që e quan Flying Huntsman 6×6 Civil Carrier. Kjo makinë u prezantua javën që kaloi në garën ndërkombëtare të automobilave në Gjenevë 2018.

Flying Huntsman 6×6 ka 9 sedilje dhe ngjan me një Land Rover Defender  110, që është i gjatë 5.1 metra dhe bazohet në 2 goma shtesë që e ndihmojnë të ngjitet aty ku veturat e tjera nuk munden.


Ky është prototipi i parë që është prodhuar nën logon e kompanisë “Chelsea Truck”, derisa kompania Kahn Design ishte e vendosur që t’i dhurojë një veturë me 6 goma të gjithë atyre që janë të pasionuar për të ngarë në terrene të ndryshme malore.


Makina është pothuajse një metër më e gjatë se Defenderi standard dhe është përafërsisht e njëjtë me Rolls-Royce Phantom 5.1 metra.


Ka një motorr 2.2 litra dhe prodhon 170 kuaj fuqi, shpejtësinë maksimale e ka 210 km/orë. Ndërsa ata që kanë dëshirë të kenë një motorr më të fuqishëm , mund ta porosisin atë me 6.2 litra V8 me naftë që prodhon 430 kuaj fuqi.


Kjo fuqi e madhe motorrike shpërndahet në të gjashtë gomat, dhe nuk ka rrugë, kodër apo ndonjë terren të vështirë që nuk mund të kalojë.

Lini një Përgjigje