A e mbani mend supermakinën Venturi 400GT

Admin 0

Ju ndoshta mund të keni dëgjuar për kompaninë Venturi me zyra në Monaco. Kjo kompani tani prodhon vetëm makina elektrike, por nuk ka qenë gjithmonë kështu. Kompania Venturi u themelua në vitin 1984 nga disa inxhinierë makinash dhe ishte rivalja franceze e Porsche , Ferrari dhe Aston Martin. Atëherë specialiteti i kësaj kompanie ishte ndërtimi i makinave sportive.

Modeli 400 GT u ndërtua për herë të parë në vitin 1992 dhe ishte makina më e fuqishme franceze e ndërtuar deri në ato vite. Makina ka motorr V6 që prodhon deri në 400 kuajfuqi. Kjo makinë arrin shpejtësinë nga 0-62 mph në vetëm 5 sekonda ndërsa shpejtësia maksimale është 170 mph. Gjithashtu ajo ka edhe një bisht të madh që e bën të ngjasojë me një Ferrari F40.  Kjo makinë e rrallë do të dalë në ankand në Paris  tek RM Sotheby vitin e ardhshëm.

This post is also available in: English