A është koha ideale për Ford që të sjellë përsëri modelin Crown Vic?

ardita 0

Ford Crown Victoria është historia e një automjeti që nuk pranoi të ‘vdiste’. Deri në kohën që u tërhoq nga tregu në vitin 2008 (dhe përfundimisht u ndërpre në vitin 2012).

Gjenerata e dytë Crown Vic, i prezantuar fillimisht në 1998 ishte në treg për më shumë se një dekadë. Tani, dy dekada më vonë ne po shohim këtë dizajn për një makinë të re, por ende nuk dihet nëse kompania duhet ta kthejë atë.

Dizajni u ndërmor nga Karan Adivi, i cili e përfundoi atë pak vite më parë si pjesë e studimeve në kolegj. Koncepti i Adivit merrte një formë krejtësisht të ndryshme dhe më joshëse se modeli Crown Vic i dikurshëm. Ajo duket më e ulët, e gjatë, me katër dyer dhe me hapësirë të bollshme, duket se ky Ford ka mundësi të mira edhe për elektrizim.

Pra a është koha ideale për të rikthyer këtë makinë?
Për fat të keq jo, ashtu si shumë nga rivalët e tij, Ford këto kohë po fokusohet më shumë tek makinat crossover, sportive, tek kamionët. Imagjinoni se sa joshëse do të dukej ky koncept, por duket ta pranojmë që për momentin shanset e tij janë të pakta por nuk dihet në të ardhmen.

This post is also available in: English