A8 L Security është makina më e sigurtë që ka ndërtuar ndonjëherë Audi

ardita 0

Modeli sedan A8 L Safety është makina më e sigurtë që Audi ka ndërtuar ndonjëherë. Ai ka aftësinë që t’i rezistojë plumbave të armëve si dhe shpërthimeve të granatave. Për më tepër në raste emergjente mjafton ta shpërthesh derën që të dalësh jashtë makinës. Makina në rast se zjarri i shuan vetë flaket dhe tërheq vëmendjen e kalimtarëve për ndihmë.

Nga pamja e jashtme makina Audi A8 L duket si çdo model A8 por ajo ç’ka fshihet poshtë saj e bën atë kaq të veçantë. Audi e ka ndërtuar atë duke përdorur materiale të lehta por me fuqi të lartë, duke përfshirë pëlhurën aramid, një lloj të veçante alumini dhe çeliku. Kjo do të thotë se mund të përballojë edhe plumbat e armëve. Shtresat anësore janë të përbëra nga alumini dhe dyshemeja është e blinduar gjë që mund të mbrojë njerëzit nga eksplozivët e vegjël.

Dritarja gjithashtu është e përforcuar. Audi përdor një shtresë me përbërje polikarbonate që pengon gërryerjen në dritaret e dyerve, xhamit të pasëm dhe të përparmë.
A8 L Security përfshin një teknologji shumë të zhvilluar. Në rast emergjence, kur xhamat e dritareve janë të mbyllura, një “intercom” i integruar lejon që pasagjerët të komunikojnë me botën e jashtme, me anën e një altoparlanti që ndodhet në maskarino.

Shumë karakteristika të teknologjisë së lartë përfshijnë edhe daljen emergjente – me shtypjen e një butoni ju mund të shpërtheni derën, e cila shkëputet nga trupi i automjetit dhe ju jep mundësi të dilni shumë shpejt nga mjeti. Ekziston edhe një sistem i fikjes së zjarrit.

 A8 L Security arrin t’i mbijetojë edhe një sulmi gazi në kabinë, ose rreziqeve të tjera të ajrit, ai ka të instaluar një sistem për ajër të pastër në raste emergjence. Të gjitha këto karakteristika të sigurisë janë të mrekullueshme.  Shpejtësia maksimale e automjetit është 210km/h, ndoshta nuk është shumë e shpejtë por mund t’ju shpëtojë jetën. 

 L

 

This post is also available in: English