Alfa Romeo 8C Touring Berlinetta i vitit 1939 del në ankand me një çmim befasues

Admin 0

Alfa Romeo është ende një nga markat e makinave e cila pëlqehet edhe sot por shumë vite më parë parë gjërat ishin ndryshe. Një Alfa Romeo 8C 2900B Touring Berlinetta  në vitin 1939 ishte makina që të gjithë fansat e makinave ëndërronin ta kishin deri para Luftës së Dytë Botërore. Kjo makinë është ndërtuar përpara se marka Lamborghini të krijohej, ndërsa marka Ferrari do të thmelohej po në këtë vit. Marka Alfa Romeo ishte simbol i elegances dhe performancës së makinave në të gjithë botën. Kjo është një nga arsyet pse pronari i një makine të tillë do ta nxjerri atë në ankand në shkurt për një çmim rreth 25 milion dollarësh.

Ky model u dizenjua që në fillim që të ishte një makinë sportive, me një motorr që është shumë i ngjashëm me ato të përdorur nga makinat e garave të atyre viteve. Pastaj këtij modeli iu bënë disa modifikime për të shtuar rehatshmërinë dhe sigurinë e makinës por gjithsesi kjo makinë u bë një makinat më të shpejta me dizajnin më të bukur në botën e makinave. Kjo makinë është në gjendje shumë të mirë.

Ky model i para Luftës së Dytë Botërore shënon fundin e një epoke në historinë e makinave, si edhe fundin e epokës së artë të markës Alfa Romeo. Kjo makinë do të dalë në ankand tek Artcurial Motorcars në Paris në 8 shkurt djhe çmim nuk do të jetë më i ulët se 25 milion dollarë.

This post is also available in: English