Alfa Romeo Giulia dhe Stelvio Quadrifoglio bëhen edhe më tërheqëse në Nring Edition

liridona 0

2019 Alfa Romeo Giulia dhe Stelvio Quadrifoglio kanë marrë kuptim tjetër që nga prezantimi i Edicioneve Nring në Shfaqjen e Makinave në New York.

Kompania do të sjellë një total prej 110 njësish prej tyre në Shtetet e Bashkuara.

Pjesa e jashtme e edicioneve Nring vesh ngjyrën Circuito Gray matte me fibër karboni rreth grilës së përparme, pasqyra të punuara me karbon dhe simbole në ngjyrë të zezë.

Versioni Giulia ka gjithashtu një çati të ekspozuar me karbon. Giulia ecën mbi rrotat 19-inç. Ndërsa Stelvio ka rrota 20-inç, si dhe disa pjesë trupore me fibra karboni.

Të dy modelet Nring janë të disponueshme me paketën opsionale që përfshin disqe frenash Brembo me qeramikë karboni me kaliper me gjashtë pistona përpara dhe katër pistona në pjesën e pasme.

Brenda, Alfa Romeo Giulia dhe Stelvio edicionet Nring kanë tapiceri me lëkurë me dy tone, zezë dhe kuq.

Prerja e fibrave të karbonit është në timonin e makinës si dhe rreth levës së marsheve. Një pllakë shënon numrin e prodhimit. Giulia gjithashtu ka pllaka të dyerve me fibra karboni të iluminuara.

Disa nga karakteristikat shtesë që blerësit mund të shtojnë, janë: komoditet, sistemi i alarmit premium, paketa dinamike e ndihmës së shoferit e cila përfshin kontrollin e vozitjes, paralajmërimi për lënien e korsisë si dhe dritat e largëta automatike.

Asnjëri model nuk ka ndryshime në fuqinë. Motori 2.9-litër twin-turbo V6 ka plot fuqi direkt nga fabrika me 505 kuaj fuqi dhe 601 nm fuqi rrotulluese.

Stelvio Quadrifoglio Nring Edition kushton 97,485$ duke përfshirë tarifën e destinacionit. Giulia Quadrifoglio Nring Edition shkon 91,485$.