E pabesueshme! Alfa Romeo po planifikon ndërtimin e një fuoristrade të re

ardita 0

Alfa Romeo është duke menduar ndërtimin e një fuoristrade të re të madhe. Edhe pse asgjë nuk është bërë zyrtare nga informacionet e marra nga disa zyrtarë të Alfa Romeo fuoristrada e re do të quhet Castello.

Fuoritrada e re do të ketë të njëjtën platformë makine si modelet Stelvio dhe Giulia. Ajo do të jetë më e gjatë një Alfa Romeo Stelvio. Akoma nuk është vendosur nëse do të ketë 5 apo 7 sedilje.

Tregjet e para ku kjo makinë do të dale në shitje do të jenë Kina dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku Alfa Romeo po mendon që të rritet edhe më shumë.

Mendohet që kjo fuoristradë do të jetë gati në fund të vitit 2019 ose në fillim të vitit 2020. Duke parë suksesin që ka Stelvio është e qartë që kjo makinë e re mund të ketë shumë sukses në një vend si Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku njerëzit i pëlqejnë makinat e mëdha.

This post is also available in: English