Alfa Romeo rikthehet më e fuqishme se kurrë. A do të jetë një rivale e denjë e BMW, Audi dhe Mercedes?

ardita 0

Këto kohët e fundit është bërë e ditur që kompania italiane Alfa Romeo është duke punuar për prodhimin e një makine kupe, bazuar në modelin Giulia. Gjithashtu është zbuluar se në këtë makinë do të integrohet teknologjia e Formula 1, që ka sistem të rigjenerimit të energjisë.

Ky sistem nuk do të bazohet në atë që mund të emëtohet por është krejtësisht i fokusuar në performancen e lartë. Pjesa e përparme dhe e pasme, tavani dhe disa elemente të tjera, do të pësojnë ndryshime dhe pritet të punohen me metale shumë të lehta.

Për ndërtimin e brendshëm thuhet se sistemi i kontrollit, motorri dhe bateritë nevojiten të jenë të sistemuara mirë, njëkohësisht nevojitet edhe një lëng i veçantë që do të ndihmonte në ftohjen.

Nuk dihet se me çfarë shpejtësie do të lëvizë kjo makinë. Por me siguri Giulia në bashkëpunim me Formula 1, do të jetë shumë i fuqishëm. Ndoshta aq e fuqishme sa do t’u bëjë konkurrencë markave si BMW, Audi dhe Mercedes.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”17″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

 

Lini një Përgjigje