Alfa Romeo shpallet si makina më e mirë e shfaqjes së elegancës në Kaliforni

ardita 0

Në konkursin e këtij viti “Pebble Beach Concours d’Elegance 2018” që u mbajt në Kaliforni, Alfa Romeo ‘pushtoi’ gjithçka. Ky konkurs në të cilin marrin pjesë kryeveprat e makinave botërore zhvillohet prej vitit 1950.

Fjongoja e artë për vitin 2018 iu dha makinës më të mirë të shfaqjes (Best of Show) që ishte Alfa Romeo 8C 2900B Touring Berlinetta 1937. Ajo arriti të shpallej makina më e mirë në mesin e 209 automjeteve pjesëmarrëse nga 17 vende. 8C 2900B mori edhe dy çmime të tjera ” Charles A.Chayne” dhe “J.B. Dorothy Nethercutt” për makinën më të bukur të mbyllur.

Ishte hera e tretë që Alfa Romeo pushtoi konkurencën me versionet e 8C 2900B. Në vitin 1988 çmimin e ka fituar një 8C 2900 Spider ndërsa në vitin 2008 e fitoi një coupe 8C 2900B.

Një nga organizatorët e eventit Sandra Button tha se: “Alfa Romeo 8C 2900B Touring ka gjithçka që mund të kërkoni nga një makinë, shpejtësi, stil. Eshtë një makinë magjike e cila ndër të tjera ka një tingull të veçantë.”