Alfa Romeo Stelvio QV kundër AMG GLC 63, kush do të fitojë garën?

liridona 0

Ja një garë interesante për ju këtë fundjavë! Bëhet fjalë për një betejë mes dy emrash, që kanë aq shumë shkronja. Alfa Romeo Stelvio Quadrifoglio kundër Mercedes-Benz GLC 63 AMG.

Ndoshta gara e vërtetë këtu është nëse ju do të arrini të shqiptoni komplet emrin para se SUV-ët në fjalë të arrijnë vijën e finishit.

Në letra, të dyja makinat janë pothuaj identike. Stelvio QV ka motorin twin-turbo V6 me 505 kuaj fuqi. Ndërsa GLC 63 motorin twin-turbo V8 me 503 kuaj fuqi. Të dyja kanë sistem drejtimi all-wheel, të dyja kanë të njëjtën peshë, dhe e fundit por jo më pak e rëndësishme, të dyja mbajnë rekorde në Nurburgring.

 

Alfa mbante rekordin, deri sa AMG mori titullin si SUV-i më i shpejtë me vetëm dy sekonda diferencë.

Prandaj siç mund ta kuptoni, kjo është një garë serioze mes këtyre dy modeleve.

Nuk e dimë gjatësinë e pistës, por dimë një gjë – i vetmi ndryshim mes dy SUV-ëve është fuqia rrotulluese e motorit. Motori më i madh i AMG 4.0 litërsh mban avantazhin e dukshëm.

Për më tepër detaje, shikoni videon më lart