Alfa Romeo Stelvio Ti Sport – Panairi Ndërkombëtar i Makinave të 2018 në Kanada

ardita 0

Me këtë ngjyrë të zjarrtë dhe me format e lakmuara si mund të mos e vini re tek Panairi Ndërkombetar i makinave në Kanada makinën Alfa Romeo e cila na surprizon me modelin e parë të kategorisë SUV dhe emri i tij është Stelvio.

Alfa Romeo Stelvio Ti Sport, makina e parë  SUV e kompanisë Italiane, me shikim të parë ngjan si nje Giulia, thjesht pak më e fryrë. Në fakt është e tillë sepse Stelvio ka marrë shasin e modelit Giulia, me disa ndryshime të vogla dhe e ngritur 22 cm më shumë. Për ta mbajtur brenda peshës së dëshiruar, përveç fibrave të karbonit, inxhinierët e kompanisë Italiane kanë përdorur alumin tek krahët, tek tavani, portbagazhi, motorri, amortizatorët etj.


Stelvio fuqizohet nga një Motorr 2.0L Tourbocharged që prodhon 280 kuaj fuqi. Kutia e shpejtësisë është automatike me tetë marshe, dhe e gjithë kjo e bën që të kapë shpejtësinë maksimale 230 km/h. Përdorimi i sistemit të patentuar Alfa Link tregon që fokusi është vendosur tek sistemi i amortizimit i cili ofron balancë dhe siguri tek kthesat e forta.

Elementë të tjerë të teknologjisë së fundit për sigurinë janë sistemi i frenimit elektromekanik, frenimi automatik, kamerat para mbrapa, tetë airbag, sistem kundra devijimit etj.

Për sa i përket pjesës së brendshme, lëkura është ajo që mbizotëron me qepje shumë cilësore. Pajisjet teknologjike, ekrani, butonat e ndryshëm janë kudo dhe synojnë të lehtësojnë udhëtimin dhe ta bëjnë më komod dhe të kënaqshëm.

Disa nga këto teknologji janë:

  • Ekran 8.8-Inch
  • Kuadër 7-Inch TFT me ekran dinamik
  • Tetë bokse zëri
  • SiriusXM® Satellite Radio
  • Pult rrethor për ekranin
  • Gjendje ngasje (Dynamic, Natural, and Advanced Efficiency)
  • Teknologji Stop/Start
  • Back Up Camera with Dynamic Gridlines
  • Sensorë parkimi para mbrapa
  • Ndezje makine pa çelës
  • Ndezje makine nga larg
  • Hapje/mbyllje bagazhi automatike
  • Frena Dore elektronike
  • Alfa Romeo na premton shumë me modelin e saj Stelvio Ti. Versioni sportiv është më agresiv dhe është për drejtues që pëlqejnë aventurat dhe komoditetin. Çmimi i makinës fillon nga $62000.

*Makinat janë fotografuar eksluzivisht nga automjet.al

Lini një Përgjigje