Alfa Romeo thotë se po ua ‘rrëmben’ klientët kompanive gjermane

ardita 0

Alfa Romeo nuk kishte produkte të reja për të zbuluar në Detroit ‘Auto Show 2019’, por e ardhmja ende duket e ndritshme për markën luksoze italiane.

Gjatë një interviste me ‘Carbuzz’ Ben Lyon, i cili eshte drejtori i marketingut i Alfa Romeo-s në Amerikën e Veriut, tregoi që shitjet e automjeteve atje përfaqësonin një rritje prej 98% nga 2017. Sigurisht që këtë sukses mund t’ia atriboni SUV-it Stelvio, kur në të vërtetë Giulia shiti 11,519 njësi në 2018 dhe Stelvio 12,043 njësi, kjo është shumë më afër nga se ne kishim parashikuar.

Lyon shpjegon se: “shitjet e Giulia janë pothuajse 50-50 me Stelvio-n. Shitjet e Giulias janë rritur vit pas viti me 29%, ndërkohë që segmenti sedan kishte rënë me 12%. Kjo na tregon se njerëzit janë të ngazëllyer që Alfa Romeo është kthyer në Shtetet e Bashkuara pas një mungese kaq të gjatë”.

“Me siguri suksesi i shitjeve të Giulia do të thotë se Alfa do të mbetet e dedikuar për segmentin sedan, ndërsa shumë prodhues të tjerë të automjeteve po fillojnë ta braktisin atë. Alfa Romeo gjithashtu ka qenë i suksesshëm në ‘rrëmbimin’ ose tërheqjen e konsumatorëve nga markat e tjera luksoze, si dhe nga ato kryesore. Përsa i përket normave të pushtimit, ne në fakt marrim një ndarje 50-50 nga rryma kryesore dhe premium. Ne jemi shumë afër me Tesla-n në këtë drejtim,” tha Lyon.

Kjo është më mirë se markat e tjera luksoze si BMW, të cilat vetëm tërheqin rreth 30% të klientëve të tyre nga markat kryesore.

This post is also available in: English