Alieno Arcanum me teknologji “Alien”

armir 0

Një tjetër supermakinë qarkullon ne horizont dhe bëhet fjalë për Alieno Arcanum.
Kjo makinë është e tëra elektrike, 2 vëndëshe e ardhur nga Bullgaria me një “teknologji aliene” nga e ardhmja, pretendohet të jetë e para e këtij lloji.

Marka Alieno është krijurar në vitin 2015 dhe emri i kësaj marke vjen nga fjala Italiane “alieno” , që do të thotë Alien. Akoma nuk dihet nëse kjo makinë është një koncept apo jo, për shkak të besueshmërisë në lidhje me kompaninë.

Ne lidhje me fuqinë, modeli i parë i kompanisë do të ketë katër versione.
Modeli “bazë” do të ketë një fuqi prej 2,610 kuaj fuqi e ndjekur nga versionet e tjera prej 3,482 kuaj fuqi, 4,351 kuaj fuqi dhe për të përfunduar te produkti që pritet të jetë më i shitshëm RP5 me 5,221 kuaj fuqi.
Marka Alieno deklaron se makina do të mund të arrijë një shpejtësi maksimale prej 488 km/orë.
Çdo version do të ofrohet me tre modifikime bazike – STR (rrugë), TRC (pistë) dhe RCE (gara).

Marka deklaron se do të prodhojë nga ky model vetem me porosi nga klientët. Çmimet e porosive fillojnë nga €750,000 për modelin bazë dhe deri ne €1.5 milion për modelin RP5. Dorëzimi makinës do të variojë nga 18 muaj deri në 30 muaj, varet nga preferencat e klientëve.

This post is also available in: English