Alpina B3 i ri në version Sedan prezantohet në Tokio

ardita 0

Prodhuesi prestigjioz gjerman i veturave, BMW, muajin e kaluar në panairin e veturave në Frankfurt ka prezantuar gjeneratën e re të modelit Alpina B3 në version karavan Touring, ndërsa tani në panairin në Tokio ka prezantuar edhe versionin Sedan (G20) për vitin 2020.

BMW Alpina B3 i ri bazohet në Sedanin e ri Series 3 dhe nën kofano gjendet motori benzinë 3.0-litër Bi-Turbo me 6 cilindra i cili është me kapacitet prej 340 kW/462 kuajfuqi.

Sedani i ri, po ashtu, shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra  mund ta arrijë për 3,8 sekonda ndërsa atë maksimale deri në 303 km/h.

Gjithashtu, Alpina B3, përveç motorit të fuqishëm dhe marshit automatik me 8 shpejtësi, vjen edhe me sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat, set të ri të rrotave “Alpina” prej 19 ose 20-inç, logon “Alpina”, amortizatorët e modifikuar, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave me katër gypa, si dhe me logon “Alpina” në timon.