Volpin 2, jahti u shit ende pa u përfunduar.

Mariglen 0

Kantieri Hollandez Amels ka arritur të mbarojë ndërtimin e jahtit prej 57,7 metrash  i “pagëzuar” me emrin Volpini 2. Jahti është shitur që në 2017 por u mbarua së ndërtuari para një muaji dhe tani është rrugës për në detin Mesdhe.

Pamja  e jashtme është dizenjuar nga Tim Heywood ndërsa ajo e brendshmja nga Reymond Langton design studio. Jahti mund të akomodojë deri në 12 persona të ftuar të ndarë në 6 kabina, ka një kabinë VIP dhe mund të akomodojë deri në 13 persona si pjesëtarë të ekuipazhit.

Jahti ka gjithashtu një plazh të brendshëm, një palestër, një sauna dhe një hamam. Volpini 2 ka një shpejtësi maksimale prej 15.5 nyjesh dhe mund të udhëtojë deri në 4,500 milje detare me shpejtësinë prej 13 nyjesh.

This post is also available in: English