Analizë: BMW X7 e 2019-ës

liridona 0

Është e habitshme se si  BMW X7 e 2019-ës i është dashur kaq shumë kohë për të dalë në treg, duke marrë parasysh planet e hershme të BMW për makinat SUV.

X5 origjinale debutoi në 1999, pak vite pasi Mercedes-Benz solli SUV-in ML-Class për tregun e masave.

20 vite më vonë, X5 është në gjeneratën e katërt, dhe e gjithë linja e BMW është e mbushur me SUV-ë, duke filluar nga X1 deri tek X6.

Si i tillë, X7 e re e 2019-ës është konkurrenti i parë i modeleve me madhësi të plotë, si Range Rover dhe Mercedes-Benz GLS-Class.

X7 është tani për tani modeli më i madh që kompania prodhon, SUV-i me tre rreshta me ndenjëse.

Mendoni për të sikur SUV-i ekuivalent me flagshipin BMW Serie 7 sedan (edhe pse më i lirë). Tani vjen për ju një flagship i ri në ditët e SUV-ëve dhe që harxhon pak karburant.

Është më i madh se pothuajse çdo SUV tjetër në treg, ku më të mëdhenj se ky përmendim Cadillac Escalade ose Lincoln Navigator.

Në lançim, u prezantuan dy motorë me benzinë – një me gjashtë cilindra në një vijë xDrive40i dhe një tjetër V8 xDrive50i. Megjithatë një version plug-in hibrid do të debutojë brenda vitit që vjen.

X7 kanalizon çdo grimë të historisë së rehatisë dhe përsosjes së Serie 7.

Pezullimi i ajrit siguron një udhëtim komod në asfaltin e thyer të rrugëve të vështira, duke rregulluar dhe vetë-niveluar sipas nevojës.

Si me BMW-të e tjera, X7 vesh gomat e rrafshëta. Inxhinierët kanë bërë një punë të përsosur me amortizatorët, për të përmirësuar cilësinë e udhëtimit me rrotat 22 inç në xDrive50i dhe gomat Pirelli P-Zero.

Pjesa e brendshme e makinës

Nuk depërton zhurmat, aq sa drejtuesi i mjetit mund të bisedojë me pasagjerin e rreshtit të tretë pa pasur nevojë të ngrejë zërin. Zhurma e vetme që mund të dëgjoni brenda është hungërima e lehtë e motorit 4.4 litër twin-turbo V8 me 462 kuaj fuqi.

Versioni xDrive40i me 340 kuaj fuqi turbo me gjashtë cilindra në një vijë ofron një zhurmë marmite më të butë, më të ëmbël.

Nuk është vetëm udhëtimi ose interiori më i qetë. BMW ju ofron gjithashtu ndenjëse që mund të rregullohen në 20 mënyra, të nxehjes, ftohjes dhe masazhit. Por mund të themi se duhet përpjekje për të kuptuar se cila komandë rregullon cilësimet që përmendëm. Madje edhe pasagjerët e rreshtit të tretë kanë ndenjëse me ngrohje.

Drejtuesi i mjetit mund të shtyjë rreshtin e dytë të ndenjëseve më përpara për ti lënë më shumë hapësirë rreshtit të tretë, vetëm me një buton që ndodhet në panelin e derës.

X7 vjen me gjashtë ose shtatë konfigurime pasagjerësh. Hyrja në ndenjëset e pasme është e lehtë. Hapësira në tre rreshtat është e gjerë.

Një i rritur mesatar mund të qëndrojë në mënyrë komforte në të tre rreshtat. Megjithatë, si të gjithë SUV-ët me tre rreshta me hapësirë të limituar në pjesën e pasme, nuk do ta rekomandonim për personat e gjatë, ose për udhëtime të gjata.

Kontrolli i klimës me pesë zona do të thotë që të tre rreshtat mund të kontrollojnë kondinimin e ajrit, megjithëse jemi skeptikë se sa dallim mund të bëjnë zonat e ndara.

Hapësira e brendshme e BMW X7

Me rreshtin e tretë në fund, hapësira në bagazh është e kufizuar. Në të mund të përshtatet vetëm një valixhe kur vendoset drejt. Megjithatë ka një kuti me hapësirë të konsiderueshme nën dysheme.

Por, mund të themi se hapësira e bagazhit është e  mjaftueshme për të mbajtur disa çanta dhe shumë sende ushqimore.

Rreshti i tretë mund të shtrihet vetëm me një buton, dhe kjo rrit hapësirën e bagazhit në 1.37 m3. Nëse shtrini edhe rreshtin e dytë, hapësira rritet në 2.56 m3.

Interiori është komplet një BMW standart, edhe pse kjo mund të merret si kompliment. Materialet me të cilat është punuar kabina janë të mrekullueshme. Me lëkurë të butë, të bukur, dru dhe metal që mbulojnë pothuajse çdo sipërfaqe.

Kontrollet janë të vendosura mirë. Ka disa butona të vështirë që vetëm një person që e përdor shpesh makinën mund ti përdorë lehtësisht.

Çfarë teknologjie përdor një BMW X7?

Makina është një hap para Range Rover dhe Mercede-Benz GLS. Edhe pse kjo e fundit pritet të pësojë disa përditësime për të përmirësuar disa gjëra. Tani për tani, X7 është makina më e mirë e klasit të saj.

Si çdo automjet luksoz gjerman, BMW X7 e 2019-ës është e mbushur me teknologji. Gjenerata e fundit e sistemit të informacionit të BMW iDrive është e pastër, e shpejtë dhe intuitive, edhe pse kontrollet me anë të gjesteve janë një risi me të cilën nuk jemi mësuar akoma. Ndërsa komandat me anë të zërit mbeten prapa Mercedes.

Mungesa e Android Auto dhe Apple CarPlay që funksionon vetëm me abonim janë një problem.

Ekrani që pasqyrohet në xham është i lehtë për tu lexuar edhe pa syze të polarizuara. Ka një strehë për karikim wireless në kryskot ku gjenden edhe mbajtëset e gotave. Çdo rresht është i pajisur me porta USB.

Rreshti i dytë ka një prizë HDMI dhe dy porta për kufje, si dhe një lojtar Blu-ray të integruar.

BMW X7 ka ngjyra ambjenti që mund të rregullohen sipas dëshirës, si dhe pamjen panoramike në çatinë prej xhami.

X7 i fsheh pjesët e saj mjaft mirë, edhe pse nuk është aq e vogël. Nuk duket më e madhe se X5 edhe pse është 22,8 cm më e gjatë.

Në gjendjen e drejtimit të makinës me përshtatje automatike, në rrugë me ulje, në kryskot do të ndizet një dritë. Ndërsa timoni do të vibrojë. Edhe në rrugë të sheshtë sistemi ndjehet tepër agresiv, duke tërhequr vazhdimisht për të mbajtur makinën në qendër.

Cilët janë versionet e motorit me të cilët vjen BMW X7?

Çmimet për versionin me gjashtë cilindra X7 xDrive40i fillojnë nga 74,895$. Ky çmim është pak më shumë se GLS e vjetër por rreth 15,000$ më pak se Range Rover bazë.

Për të kaluar tek xDrive50i që fuqizohet nga motori V8, i cili kushton 93,595$, rreth 10,000$ më pak se Range Rover më i fuqishëm V8.

Ndërsa një BMW 740i xDrive kushton 86,650$ dhe 750i xDrive kushton 99,950$.

GLS, Range Rover dhe Serie 7 të gjithë kanë motor më të fuqishëm se X7, por ju duhet të paguani më shumë për këtë fuqi ekstra.

X7 vjen edhe me paketën M Sport opsionale, edhe pse është më tepër vizuale. Paketa shton thithëset e ajrit më të mëdha në pjesën e përparme, rrotat M, prerjen e zezë me shkëlqim, dhe rrotat M Sport.

Në Europë do të jetë i disponueshëm versioni me naftë X7 M50d.

BMW X7 e 2019-ës është e sigurt që do të jetë një hit, dhe e meriton të jetë e tillë. Është automjeti  më modern i klasit të saj. Por përsëri është e rehatshme, ka hapësirë të mjaftueshme, dhe mundëson të shijoni udhëtimin me të.