Arcadia, pamja e jashtme zhgënjen, shikoni si është nga brenda!

Mariglen 0

Kantieri italian Arcadia Yachts ka njoftuar se jahti i saj prej 31.57 metrash i njohur me emrin Arcadia 105 Project ka përfunduar dhe është gati për t ju dorëzuar pronarit. Jahti do të bëjë një udhëtim rreth Mesdheut perëndimor përpara se të marrë pjesë në Cannes Yachting Festival 2018 në shtator.

Pamja e jashtme dhe e brendshme është dizenjuar nga Hot Lab. Kuverta kryesore ka vend për 10 persona të cilët mund të hanë drekë aty ose në dhomën e ngrënies. Në kuvertën kryesore gjendet dhe një dhomë takimesh ose për të bërë mbledhje.

E veçanta është se në kuvertë dyert janë prej xhami si dhe ka disa ballkone nga ku mund të shijoni pamjen. Shpejtësia maksimale e jahtit është 17 nyje ndërsa shpejtësia normale është 15 nyje.

This post is also available in: English