Ares Design frymëzohet nga Maserati për ndërtimin e makinës së re

ardita 0

Ares Design, kompania italiane e cila krijon makina luksoze dhe të bukura ka zbuluar projektin për ndërtimin e makinës së tyre më të re të quajtur Project Wami.

Kjo makinë do të ketë një ndërthurje midis dizajnit të makinave të vjetra dhe atyre moderne. Dizajni i kësaj  makine është frymëzuar nga makinat Maserati të viteve 50’, për të qenë më të saktë nga Maserati 2000 Spyder.

Kjo makinë nuk do të jetë vetëm e bukur por ajo do të ndërtohet me material të forte dhe të lehtë në mënyrë që makina të mos peshojë shumë dhe të jetë e shpejtë. Ares ende nuk ka dhënë ndonjë datë për përfundimin apo daljen në treg të kësaj makine.

This post is also available in: English