Aston Martin do të “elektrifikojë” edhe makinat klasike

Admin 0

Kohët e fundit shumë pronarë makinash klasike kanë filluar që të vendosin motorrë elektrikë në to. Kjo është një procedure e thjeshtë dhe bëhet për arsye performance si edhe për arsyen se mirëmbartja kushton më pak. Aston Martin është marka e parë e cila ka krijuar një program për elektrifikimin e makinave të saj klasike. Kompania deklaroi se do të përdorë të njëjtën bateri që do të përdorë në modelin Rapide E.  Sipas Aston Martin makina nuk do të pësojë shumë modifikime për vendsojen e baterisë. Makina e parë që do ta kryejë këtë proçes do të jetë një Aston Martin DB6 MKII i vitit 1970.

Kompania i bëri provat e para tek një makinë Aston Martin DB6 Volante dhe ato dolën me sukses. Ky është një lajm shumë i mirë për ata që zotërojnë  makina të tilla. Kjo lëvizje e ka bërë Aston Martin marka e parë e makinave në botë që e ofron këtë shërbim. Tani ngelet për tu parë nëse dhe marka të tjera do ta ofrojnë një shërbim të tillë.

This post is also available in: English