Aston Martin feston 100 vjetorin e Zagato me 2 makina të reja

Admin 0

Partneriteti ndërmjet Aston Martin dhe Zagato ka më shumë se 60 që vazhdon duke krijuar disa nga makinat më të mira të Aston Martin. Mund t’ju duket e çudithsme se si një kompani makinash britanike dhe një kompani nga Italia që bë trupa makinash, autobusësh ose vagon trenash të mbanin një partneritet kaq gjatë. Bashkëpunimi i fundit i këtyre dy kompanive ishte makina Aston Martin Vanquish Zagato Shooting Brake e cila ishte një makinë fantastike. Tani për të festuar 100 vjetorin e Zagato të dy kompanitë po bashkëpunojnë për të ndërtuar 2 makina të reja të quajtura  DB4 GT  Zagato Continuation dhe DBS GT Zagato. Aston Martin do të ndërtojë DB4 GT Zagato Continuation në vitin 2019 në Newport Pagnell dhe kjo do të jetë makinë që mund të përdoret vetëm në pistë. Kompania do të përdorë teknikat e vjetra të ndërtimit. Makina do të ketë një motorr që prodhon 380 kuajfuqi.

Akoma nuk ka shumë detaje rreth DBS Zagato GT por komapnia tha se pikënisja e kësaj makine do të jetë DBS Superleggera e re. Aston Martin do të ndërtojë vetëm 19 makina për secilin model dhe këto do të shiten në çift. Ju nuk mund të bleni vetëm një makinë, por duhet t’i bleni të dyja. Çmimi i një çifti makinash do të jetë rreth 7.8 milion dollar. Përfundimi i makinave është planifikuar për në fund të 2019 për DB4 GT Zagato Continuation dhe fillimi i vitit 2020 për DBS GT Zagato.

This post is also available in: English