Aston Martin fillon testimin e modelit të saj të parë SUV

ardita 0

Edhe pse më herët u njoftua se SUV-i i parë i Aston Martin do të quhej Verakai, modeli i ri do të vazhdojë të jetë nën emërtimin DBX. Dy shkronjat e para nënkuptojnë një linjë të makinave sportive nga epoka e David Brown dhe X ka të bëjë me një klasë crossover.

Ndryshe nga koncepti DBX ka një dizajn më praktik dhe është me pesë dyer. Fotot zyrtare të publikuara nga Aston Martin tregojnë se modeli i ri ka shumë linja të përbashkëta me modelet e mëparshme sportive Vantage, DB11 dhe DBS Superleggera.

Aston Martin nuk do të fillojë prodhimin e DBC për të paktën edhe një vit.