Aston Martin mund ta quajë super makinën e tij të ardhshme ‘Valen’

ardita 0

Aston Martin ka në plan të lancojë shumë makina të reja, prandaj duhet të sigurohet secila prej tyre të ketë një emër të goditur. Tani kanë dalë disa informacione se si mund ta quajë makinën e re apo një tjetër pas saj.

‘Autoguide’ raporton se prodhuesi i automobilave britanik ka regjistruar emrin ‘Valen’ në zyrat e pronësisë në Mbretërinë e Bashkuar dhe jashtë saj. Emri vjen nga fjala latine që do të thotë i ‘fuqishëm’ ose ‘ i fortë’. Në bazë të kësaj mund të thuhet se Aston Martin mund të quajë Valen, ndonjë prej super-makinave që ka në plan t’i lançojë. 

Ka mundësi që emrin ta merrte koncepti AM-RB 003 që e kemi parë në Gjeneva ‘Motor Show’, i cili do të rivalizojë me McLaren 720S, Ferrari F8 Tributto dhe Lamborghini Huracan.

This post is also available in: English