Aston Martin na prezanton me baterinë për modelin e saj të ardhshëm RapidE

armir 0

Presidenti dhe Shefi i Grupit Ekzekutiv i Aston Martin, Andy Palmer zyrtarisht ka zbuluar baterinë e makinës së ardhshme RapidE. Ai ka treguar se bateria ka një sistem 800 volt me potencialin për të qenë e vetmja e llojit të saj kur makina të dalë në treg. Marka Aston Martin ka planifikuar të prodhojë këtë makinë vitin tjetër dhe do të dërgojë rreth 155 kopje paraprakisht në fund të vitit 2019.

Palmer deklaron që më shumë informacion do të zbulohet më vonë. Gjithashtu ka zbuluar që qellimi për RapidE është të ketë një performancë të mirë në pistën e Nurembergut dhe të arrijë një shpejtësi prej 250 km/orë. Gjithashtu konfirmoi se energjia kinetike dhe frenimi elektrik do jetë në planet e të ardhmes.

Kur të zbulohen më shumë informacion në të ardhmen, sigurisht që do ju mbajmë të dijeni.

 

This post is also available in: English