Aston Martin ndryshon planet, DBX nuk do të jetë i tëri elektrik por…

ardita 0

Drejtuesi kryesor i kompanisë Aston Martin, Andy Palmer gjatë një interviste ka bërë të ditur se DBX do të jetë një crossover i cili do të lëvizë me benzinë dhe bateri. Gjithashtu ka shtuar se makina e cila do të jetë e gjitha elektrike është Lagonda.

Partneriteti që ka me kompaninë Daimler do të thotë që ka shumë mundësi që modeli DBX të përdorë motorin e AMG V8. Sistemi elektrik, pritet të ofrojë deri në 200 kuajfuqi, ndërsa pjesa tjetër që lëviz me benzinë rreth 500 njësi të tjera, duke  ngritur kështu fuqinë maksimale në 700 kuajfuqi.

Palmer gjithashtu konfirmoi se Aston Martin po planifikon të hibridizojë V12 për t’u siguruar se ajo përmbush standardet gjithnjë e më të vështira të shkarkimeve në tregjet si SHBA.

Por akoma nuk është bërë e ditur, se kur do të lançohet ky SUV.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”42″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

 

This post is also available in: English