Aston Martin po planifikon ndërtimin e një version të tretë të makinës Valkyrie

Admin 0

Deri tani Aston Martin ka deklaruar zyrtarisht se do të ndërtojë vetëm 2 versione të supermakinës Aston Martin Valkyrie. Njëra është modeli standart dhe tjetra është version AMR Pro, megjithatë sipas disa zërave nga brenda kompanisë thuhet se një version i tretë është duke u planifikuar për tu ndërtuar. Sipas këtyre zërave Aston Martin është duke planifikuar një version të quajtur Track Pack i cili do të jetë një Aston Valkyrie standart por me një pamje më agresive si edhe me pjesë aerodinamike të ngjashme me versionin AMR Pro. Aston Martin Valkyrie AMR Pro është më e fuqishme se një Valkyrie standart, por ende nuk dihet nëse dhe version Track Pack do të jetë më e fuqishme.  Versioni Track Pack do të bëhet për të ecur në rrugë dhe një motorr më i fuqishëm nuk është shumë i domosdoshëm.

Gjithashtu thuhet se makina e re do të jetë më e lehtë në peshë se një Aston Valkyrie standart. Ende nuk dihet nëse version Track Pack do të përfshihet tek 150 makinat Valkyrie që Aston Martin do të ndërtojë apo nëse do të ndërtohet veçmas. Për të ndërtuar makinën Valkyrie Aston Martin është duke bashkëpunuar me epikin e Formula 1 Red Bull si edhe me Cosworth e cila është përgjejgëse për ndërtimin e motorrëve.

Ende nuk ka një çmim zyrtar por mendohet se modeli standart do të kushtojë rreth 2.3 milion dollarë ndërsa version AMR Pro 2.5 milion dollarë. Nëse modeli Track Pack do të arrijë të ndërohet mendohet se do të ketë një çmim të përafërt me çmimet e modelit standart dhe atij AMR Pro.

This post is also available in: English