Aston Martin publikon disa foto se si do të jetë modeli i ri Valkyrie

Admin 0

Aston Martin ka publikuar 3 foto të supermakinës së tyre Aston Martin Valkyrie e cila  është ende duke u ndërtuar. Nga fotot duket që kjo supermakinë ka një dizajn dhe pamje moderne njësoj të veçntë si ajo e një McLaren Sppedtail apo ajo e një Mercedes-AMG One. Gjithashtu kompania ka publikuar edhe një foto të pamjes së brendshme të makinës, ku zyrtarët e kompanisë deklaruar se janë frymëzuar nga makinat e Formula 1.

Kjo supermakinë do të ketë motorrin më të fuqishëm që një makinë e cila mund të udhëtojë në rrugë mund të ketë. Kompania Cosworth është duke ndërtuar një motorr V12 6.5-litërsh me një fuqi prej 1130 kuajfuqi posaçërisht për Aston Martin Valkyrie. Kjo super makinë është duke u ndërtuar nga Aston Martin në bashkëpunim me Red Bull Racing. Kreu i Red Bul Racing, Christian Horner muajin e kaluar deklaroi se makina ishte në fazat e fundit të simulimit., dhe se testimet e para do të nisin ose në fund të këtij viti ose në fillim të vitit 2019. Aston Martin do të prodhojë vetëm 150 makina të tilla dhe të gjtha janë shitur. Një supermakinë si Aston Martin Valkyrie kushton 3.2 milion dollarë.

This post is also available in: English