Aston Martin publikon fotot e modelit Vanquish Zagato Shooting Brake

ardita 0

Aston Martin ka publikuar foto të modelit Vanquish Zagato Shooting Brake, i cili debutimin e parë e ka bërë në muajin tetor të vitit të kaluar. 

Projekti i këtij modeli është krijuar nga bashkëpunimi midis Aston Martin dhe firmës së famshme italiane Zagato. Vanquish Zagato ka një motor V12, 6.0 litërsh që prodhon 580 bhp dhe shpejtësinë nga 0 deri në 100 km e arrin për 3.5 sekonda.

Gjithësej do të prodhohen vetëm 99 njësi ndërsa versioni Speedster do të jetë edhe më ekskluziv pasi vetëm 28 makina do të prodhohen.

Deri më tani nuk është bërë e ditur se kur ky model do të ketë premierën zyrtare.

This post is also available in: English